Integrimi i Ballkanit në BE, në bllok
E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Europian dhe sigurisht që integrimi i tyre në bllokun 27-anëtarësh do të bëhet në bllok. Kështu shkruan gazeta Vecer në Maqedoni, e cila e bazon shkrimin e saj në deklaratën e Vasilis Margaras, përfaqësues i Studimeve Europiane në Bruksel. Sipas tij, Brukseli zyrtar do të vazhdojë të monitorojë përmbushjen e të gjitha kushteve të kërkuara për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shqipëria dorëzoi zyrtarisht aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat më 28 prill të këtij viti, në një kohë që Brukseli zyrtar ka bërë të ditur se kërkesa do të shqyrtohet brenda një kohe të shkurtër.