E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimi për karta e pasaporta

Proçesi i paisjes së qytetarëve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike po shoqërohet me një fluks të madh të kërkesës në Qarkun e Beratit. Kthimi i emigrantëve për pushime ka rritur ndjeshëm dhe nevojën për paisjen me dokumentetet e reja të identifikimit. Gjatë një konference për shtyp, Prefekti i Qarkut Kostandin Lefta tha se krahas problemeve teknike procesi po ecën normalisht dhe se nevojitet rihapja e disa qendrave, të cilat janë mbyllur nga kompania kontraktuese Sagem. Në Qarkun e Beratit kthimi i emigrantëve, ka rritur ndjeshëm dhe punën e sporteleve, të cilave u nevojitet ndihma e operatorëve shtesë si dhe e bazës materiale për përballimin e këtij fluksi të qytetarëve, të cilët kërkojnë të pajisen me dokumentet e reja të identifikimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›