Mbulimi i targave me parulla elektorale

Në prag të mitingjeve përmbyllëse të fushatës elektorale, drejtori I policisë së Tiranës, u ka kërkuar vartësve të mos tolerojnë asnjë rast të mbulimit të targave të automjeteve me parrulla elektorale.
Udhëzimi u është bërë e ditur të premten gjatë një mbledhjeje me shefat e sektorëve dhe komisariateve.
Sipas burimeve, udhëzimi nuk përfshin përdorimin e flamujve apo parrullave të tjera në automjete, por vetëm rastet kur ato mbulojnë targën.
Prej datës 10 qershor shërbimet e policisë së Tiranës kanë dalë në gjendje gadishmërie, me shërbime 12-orëshe.