E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekorata e larte e Flamurit Kombetar per ish Sekretarit amerikan te Mbrojtjes

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi ish-Sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Rumsfeld Dekoratën e lartë të Flamurit Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit u shpreh se mbështetja e madhe që zoti Rumsfeld i dha Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, është tashmë pjesë e mirënjohjes dhe e kujtesës historike të shqiptarëve
Duke përcjellë përgëzimet e gjithë kombit amerikan për atë që Shqipëria ka bërë dhe arritur në këto vite, ish-Sekretari i Mbrojtjes, i shprehu Presidentit Nishani falenderimet dhe shtoi se  nuk do t’i rezistonte tundimit për ta vënë këtë medalje, gjatë gjithë ditës dhe për ta patur gjithmonë në mendjen dhe zemrën e tij. Ish-sekretari Rumsfeld nënvizoi gjithashtu se vlerat që Shqipëria i ka sjellë NATO-s janë të jashtëzakonshme, sepse kanë ndihmuar të gjithë anëtarët e saj, vlera që Shtetet e Bashkuara i njohin dhe i vlerësojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›