E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi i Serbisë, Daçiç: Ashton më premtoi fillimin e negociatave

dacicSerbi- Kryeministri serb Ivica Daçiç, ka deklaruar për gazetën serbe Blic se Catherine Ashton ka besim se Serbia do ta marrë datën për fillimin e bisedimeve për në BE, raporton Koha Ditore.

“E kam pyetur Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme se a do ta marrë Serbia datën. Përgjigja ka qenë pohuese. Ashton ka thënë: Data nënkuptohet,- ka thënë Daçiç për Blic.

Kryeministri serb, megjithatë ka thënë se data nuk është shpërblim për marrëveshjen e arritur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.

“Në asnjë moment askush nga ne nuk kemi pranuar në kushtet të cilat nuk janë garanci e mjaftueshme. Edhe kur e kemi refuzuar, data nuk ishte primare për ne, siç nuk është tani kur është vënë parafi, por kur ajo përmban atë që pala serbe e ka kërkuar,- tha Daçiç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›