E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatet arresti për Musharaf, duhet të përgjigjet edhe për akuza të tjera

arrestimiPakistan- Gjykata e Islamabadit ka zgjatur edhe me dy javë masën e arrestit për ish-presidentin pakistanez Pervez Musharaf. Vendimi erdhi, pasi ish-kreu i shtetit duhet të japë shpjegime edhe për një sërë akuzash. Arretimi i krye ditën e enjte me akuzën e përpjekjeve për të imponuar arrest shtëpiak për gjyqtarët në marsin e 2007-ës, kohë kur vendi ishte në gjendje të jashtëzakonshme dhe Kushtetuta ishte Pezulluar.

Vetë ish-gjenerali u shpreh se akuzat janë politike, ndërsa në mars kandidoi në zgjedhje, por nuk mori votat e mjaftueshme.

Kjo ishte një masë e pashëmbullt kundër një ish-shefi të ushtrisë i cili sundoi vendin për gati një dekadë. Edhe pse ai ishte i pranishëm në gjykatë të enjten, kur urdhër është lëshuar, policia nuk bëri asnjë përpjekje për ta arrestuar atë dhe ai shpejt u kthye në shtëpinë e tij në periferi të qytetit.

Të premten në mëngjes, sipas ndihmësit të tij, zoti Musharraf shkoi në gjykatën e rrethit i shoqëruar me roje sigurie.
Policia tha se arrestimi ka ndodhur gjatë natës në shtëpinë e tij. Ekipi i tij ligjor thotë se do të kundërshtojnë urdhër-arrestin në Gjykatën Supreme të Pakistanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›