Integrimi i Shqipërisë dhe Reforma në Drejtësi, diplomati i lartë amerikan, David Wisner, takon ambasadoren e BE-së, Hohmann

I Ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA në Shqipëri, David Wisner, ka filluar menjëherë nga puna, duke ngritur siparin e takimeve me ambasadoren e BE-së në largim, Christiane Hohmann.
Lajmi bëhet i ditur nga ambasada amerikane në Tiranë. Në qendër të këtij takimi ka qenë mbështetja e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe Reforma në Drejtësi.
‘I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner, u takua me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann, për të pohuar bashkëpunimin e ngushtë në mbështetje të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht në fushat e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit. Ata diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë sektorët, si dhe nevojën për përshpejtimin e reformave në Shqipëri.’- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.
/rtsh.al/