E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon ankimimin e PD për caktimin e anëtarëve të KZAZ-ve

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për caktimin e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet në Kukës. Në vendimin e marrë në mbledhjen e kësaj të marte (22 gusht), KAS ka lënë në fuqi ndarjen e bërë nga KQZ, sipas së cilës PD do të ketë vetëm një komisioner.

PD-ja e ankimoi vendimin e KQZ-së ditën e djeshme, duke akuzuar se kishte si qëllim të krijonte konfuzion te elektorati i Kukësit. 

Kujtojmë se zgjedhjet në Kukës do të zhvillohen më 24 shtator, ndërsa vijnë pas dorëheqjes së Safet Gjicit më 16 qershor. Gjici u largua nga posti i kryebashkiakut pas publikimit në media të një videoje intime të tij me një grua në zyrën e Bashkisë.

Pas publikimit të pamjeve, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut. Ai u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›