E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi ne BE, 73% e maqedonasve:I dobishëm

BRUKSEL- Pothuajse dy të tretat e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se anëtarësimi në BE është i mirë për vendin dhe se do të ketë dobi nga kjo, tregon anketa e Eurobarometrit e shërbimit statistikor evropian Eurostat.

Sipas hulumtimit, 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se anëtarësimi në BE është i mirë për shtetin, 11 për qind se është keq, ndërsa 27 për qind as njërën as tjetrën.
Në krahasim me anketën e një viti më parë vihet re një rënie prej 6 % të përqindjes së personave të cilët mendojnë se eurointegrimi është i mirë për vendin, ndërsa është rritur në 2 % mendimi i kundërt.

Hulumtimin që këto ditë e publikoi Komisioni Evropian është zbatuar prej 5 deri më 28 maj të këtij viti në 27 anëtare të BE-së, në vendet-kandidate për anëtarësim Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Islanda, si dhe në pjesën turke të Qipros. Me anketën në Maqedoni ishin përfshirë 1.048 persona.
(s.g/Mia/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›