E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqi Kuq Ndërkombëtar:Të zgjidhet çështjae të zhdukurve

LONDER- Në ditën ndërkombëtare të të Zhdukurve (30 gusht) Kryqi i Kuq Ndërkombëtar vlerëson se moszgjidhja e çështjes së të zhdukurve pamundëson pajtimin e vërtetë në shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor.

Një zyrtare e Kryqit të Kuq, që aktualisht udhëheq me grupet punuese të Prishtinës e Beogradit për të zhdukurit, Marie Astrid Blondiaux, i tha BBC-së se nëse nuk zgjidhet problemi i të zhdukurve ai ka gjasa të bartet edhe tek gjeneratat e ardhshme duke e penguar, siç tha, edhe bashkëjetesën në Kosovë.

Ajo tha se ka patur një përparim të ngadaltë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe kërkoi një vullnet të sinqertë politik nga të gjitha palët për zgjidhjen e këtij problemi.

Nga 15 mijë të zhdukur pas konflikteve në Ballkan, sa aktualisht thuhet të jetë numri zyrtar i tyre, mbi 1800 janë të regjistruar në Kosovë, shumica nga të cilët shqiptarë. Në prag të ditës ndërkombëtare të të zhdukurve, që shënohet më 30 gusht, dhjetëra familjarë të personave të zhdukur në Kosovë kanë kërkuar ndriçmin e fatit të tyre.
(BBC/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›