Integrimi rajonal Haxhinasto takon Pfanzelte dhe Zaric
Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto zhvilloi dje nje takim me Sekretarin e Pergjithshem te Nismes se Evropes Qendrore ambasadorin Gerhard Pfanzelter. Gjate takimit bashkebiseduesit vleresuan bashkepunimin e shkelqyer te Shqiperise me Nismen e Evropes Qendrore. Ministri Haxhinasto theksoi se pjesemarrja dhe roli aktiv i vendit tone ne kete nisme ka mundesuar realizimin e nje numri te madh projektesh bashkepunimi per zhvillimin dhe integrimin rajonal. Gjate takimit u theksua angazhimi per te vazhduar punen ne drejtim te reformimit strukturor dhe fuqizimit te mekanizmave financiar te NEQ qe synojne te fokusohen ne promovimin e mbeshtetjen e reformave dhe ndihmojne integrimin e vendeve ne BE.
Ne perfundim z. Haxhinasto siguroi ambasadorin Pfanzelter per vazhdimin e rolit aktiv dhe bashkepunues te Shqiperise ne kuader te Nismes se Evropes Qendrore ne koordinimin e projekteve te perbashketa infrastrukturore si dhe ne rritjen e perfaqesimit te vendit tone ne strukturat e kesaj Nisme. Po dje ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti edhe ambasadorin eRepublikes se Serbise ne Tirane z. Miroljub Zaric.
Ministri Haxhinasto vleresoi rendesine e madhe te ketyre marredhenieve per stabilitetin dhe zhvillim e rajonit duke shprehur edhe nje here angazhimin e qeverise shqiptare per avancimin dhe thellimin e dialogut politik shkembimit te vizitave ne nivel te larte dhe bashkepunimit per te gjitha ceshtjet me interes reciprok. Ai pershendeti hapat e Serbise ne drejtim te integrimit evropian dhe mirepriti urimet per liberalizimin e vizave.
Ministri Haxhinasto vleresoi rendesine e bashkepunimit ekonomik dhe shkembimet tregtare duke theksuar rendesine e mbajtjes se nje sesioni te Komisionit te Perbashket Ekonomik. Nje vemendje e vecante ne takim iu kushtua punes per permbylljen e procedurave per nenshkrimin e marreveshjeve ne proces ne fushen e njohjes se diplomave levizjes pa viza transportit etj. Ministri Haxhinasto shprehu qendrimin se serbet ne Kosove duhet te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare te dhjetorit per te qene pjese aktive e politikes dhe e vendimmarrjes politike.