Mustafaraj Rames Ndal sulmet ndaj familjes Berisha
Partia Demokratike i kerkoi dje kryesocialistit Edi Rama qe te ndale fushaten e shpifjeve dhe trillimeve ndaj familjes kryeministrore. Demokratet permes zedheneses Albana Mustafaraj shprehen shqetesimin dhe indinjaten e tyre pasi kryetari i PS-se z. Edvin Rama po feston muajin e mjaltit me shpifje dhe trillime te uleta dhe amorale te perditshme te publikuara ne mediat prane tij per femijet dhe familjaret e kryetarit te PD-se dhe Kryeministrit te vendit. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj permendi se disa jave me pare nga hotelet luksoze te Parisit sulmoi pafytyresisht djalin e z. Berisha pasi sipas tij kishte fituar 3 tendera te cilat ne te vertete ishin fituar ndershmerisht nga biznesmeni Shkelzen Abdullah Berisha. Shkak per kunderpergjigjen e PD-se jane bere shpifjet ne mediat e Rames se nje gardist i familjes se Kryeministrit kishte qelluar me arme ne lokal nderkohe qe gardisti nuk ishte pjesetar i ekipit qe ruan Kryeministrin ne zyre apo ne shtepi. PD-ja hodhi poshte dje edhe thashethemnajen per vajzen dhe dhendrin e Kryeministrit prinder te kater femijeve te moshes 4-muajshe deri ne 13 vjec.
Me sulme te tilla amorale z. Rama Mr. 20 mendon se mund te largoje sadopak vemendjen nga perqindjet dhe te laje me trillime historite e tij cnjerezore dhe domethenese me serine e grave qe ka pasur - u shpreh zedhenesja e PD-se. Shqiptaret - shtoi Mustafaraj - e dine dhe e kane te faktuar se z. Rama te paren e flaku me akuza monstruoze ne spitalin psikiatrik. Te dyten permendi e shetiti ne plazhet nudo te botes te treten e largoi te lemeritur si person i padeshirueshem nga Shqiperia te katerten e trajtonte shtazerisht ne ambiente publike. Ndersa me te pesten qe me sa duket mund ta shijoje vetem duke shpifur dhe trilluar per femijet dhe familjaret e kundershtareve politike i urojme te mos kete fatin e grave te tjera.
Tre dite me pare nen siglen e ndryshimit tuaj z. Rama ju konfiduat perpara deputeteve socialiste se ju kane baltosur e dhunuar jeten private. Si guxoni ta deklaroni kete kur ju arrini te perdhosni jo vetem ndershmerine por edhe teresine e familjeve shqiptare - deklaroi zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj.
Ne kushte te tilla Partia Demokratike i kerkoi Edi Rames qe tu kerkoje falje publike ketyre njerezve e qytetareve te ndershem.