NATO Imami Udhezues per te drejtat e ushtarakeve
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami mori pjese ne Konferencen Kombetare per Te Drejtat e Njeriut dhe Lirite Themelore te Personelit te Forcave te Armatosura Shqiptare e cila u zhvillua per promovimin e Udhezuesit per te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut te Personelit te Forcave te Armatosura Shqiptare.
Ky dokument eshte perkthyer edhe ne gjuhen shqipe dhe eshte nje botim i cili permbledh orientimet kryesore te OSBE-se Keshillit te Evropes OKB-se apo Bashkimit Evropian por njekohesisht paraqet edhe modele te praktikave me te mira te vendeve te ndryshme per zbatimin dhe kontrollin e te drejtave te njeriut ne personelin e Forcave te Armatosura. Ne fjalen e tij pershendetese ministri Imami theksoi Vendi yne dhe Forcat e Armatosura jane te perfshira teresisht ne objektiva ambicioze transformimi te vazhdueshem ne te gjithe komponentet e mundshem per te persosur me tej standardet funksionuese dhe te vlerave si gjithe vendet e tjera te demokracive te konsoliduara. Vete ky proces nuk mund te ece me ritmet e duhura pa u ndalur edhe ne kete ceshtje qe ne diskutojme sot apo pa siguruar investimin kapital te kapaciteteve njerezore te institucioneve tona - tha Imami.
Sipas tij ky perafrim kapacitetesh kerkon edhe nje respektim gjithmone e me te merituar te lirive dhe te drejtave te Forcave te Armatosura. Ne kete kuader - tha ministri i Mbrojtjes - ne jemi angazhuar per te ripunuar te gjitha ligjet dhe aktet nenligjore mbi te cilat mbeshtetet jeta dhe veprimtaria e FA-se pasi sigurimi i te drejtave te njeriut ne Forcat e Armatosura eshte i nje rendesie te vecante pasi kontribuon ne formimin e nje ushtrie te integruar fuqishem ne shoqeri sikunder vleresoi ministri Imami.