Topi dekreton marreveshjen antiterrorizem
Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi dje marreveshjen mes Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Serbise per luften kunder krimit te organizuar.
Ne mbeshtetje te neneve 84 pika 1 dhe 93 te Kushtetutes Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi Shpalljen e ligjit nr. 10 344 date 4.11.2010 Per ratifikimin e Marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes se Serbise per bashkepunimin ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar. Dekreti mban numrin 6768 dhe eshte shpallur ne Tirane me 15.11.2010.
Marreveshja ne fjale eshte kritikuar ashper pasi mund ti jape akses Serbise ne te dhena policore te pales shqiptare nderkohe qe Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s.