Sot, tentativa e fundit për qeverinë greke

Papulias me krere te partive politke greke / Foto arkiv
Presidenti grek Karolos Papulias bën sot tentativën e fundit për të shpëtuar vendin nga zgjedhjet e reja dhe dalja nga eurozona.
Kreu i shtetit grek do të takohet sot në orën 14:00 me krerët e partive politike, në kërkim të një zgjidhjeje, e cila mund të jetë një qeveri teknike për dy vitet e ardhshme.
Në takimin që zhvillohet në Presidencë do të marrin pjesë kryetarët e të gjitha partive parlamentare greke, me përjashtim të asaj të ekstremit të djathtë, Agimi i Artë. / G.N.