New York Times: Greqia, shumë shpejt do të dalë nga eurozona

Dalja e Greqisë nga eurozona, foto arkiv
Ekonomisti amerikan, Paul Krugman thotë se Greqia shumë shpejt do të dalë nga eurozona.
Paul Krugman e ka botuar reportazhin e tij në të famshmen “New York Times”.
Ekonomisti amerikan përcaktoi edhe afatin kohorë, duke thënë se maksimumi, muajin tjetër Greqia do ta braktisë eurozonën.
Në reportazhin shqetësues të Krugman, ai thekson se, fundi i botës do jetë si më poshtë:
1. Greqia do të braktisë eurozonën muajin tjetër
2. Shuma të mëdha kapitalesh të depozituara në bankat spanjolle dhe ato italiane, do të tërhiqen nga depozituesit dhe do të dërgohen në Gjermani.
3. Do të ushtrohen kontrolle intensive ndaj bankave për të frenuar kapitalet e tradhtuara nga rrjedhja e shfrenuar me qëllim që të shpëtohet sistemi bankar.
4. Gjermania do të tentojë të kryejë ndryshime, ose do të shohim fundin e euros!
Sipas reportazhit të Krugman, të gjitha detajet e sipërpërmendura pritet ti shohim të realizohen në muajt në vijim.
Sigurisht që nuk janë skenarë vitesh, por skenarë të cilët do të realizohen brenda pak muajve, thekson Krugman.
/E.L/