Përplasen furgonët, tre të plagosur në Fier
Dy furgonë pasagjerësh janë përplasur paraditen e sotme në Fier, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Ngjarja ka ndodhur në Levan, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, janë plagosur Dyshan Zeqo, Gëzim Mehmeti, të dy të moshës 59 vjeç, si dhe 22-vjeçarja Aida Bestrova.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. / G.N.