E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi,BE:Vendime politike,zbatime në terren

TIRANE- Ecuria e planit te veprimit per 12 rekomandimet e KE-se ne kuader te integrimit te vendit eshte ne qender te takimit qe mbahet ne Ministrine e Integrimit, mes pales shqiptare dhe delegacionit te Bashkimit Evropian per Zgjerimin.

Ministrja Bregu ka ftuar edhe njehere opoziten per tu bere pjese e rendesishme e procesit, duke deklaruar se integrimi eshte interesi i gjithe shqiptareve.

“Reformat janë të përbashkëta, ligjet me shumicë të cilësuar po ashtu. Integrimi nuk është axhendë vetëm e qeverisë, as vetëm e opozitës, por interes i të gjithë shqiptarëve”- tha Bregu.

Nga ana e tij përfaqësuesi i BE, Vasilis Maragos, kërkoi angazhim nga të gjithë për reformat. Ato janë ndryshime konkrete që ndodhin në punën e përditshme të institucioneve, jemi këtu për tu mbështetur dhe duhet të jemi rigorozë, se vendet anëtare presin që ne të jemi rigorozë- tha ai.

Sipas tij standardet janë të larta dhe BE është gati të jetë e drejtë. Ne duhet të sigurohemi që ju performoni dhe ky informacion iu dërgohet vendeve anëtare. Zgjerimi i BE është mjet për transformimin e shoqërive që aspirojnë për në BE, plani i veprimit është një bazë e mirë për punën, për ne është baza e monitorimit. Qëllimi i diskutimeve është që të shohim cilat janë problemet e prioriteteve kyce dhe të jemi në kohë për raportin e ardhshëm të progresit me rezultate konkrete- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›