E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Integrimit diskutime te gjata per prioritetet e BE

Komisioni parlamentar i integrimit ka vijuar diskutimet edhe këtë pasditen mbi Planin-Veprimin të integrimit në BE, me analizën e rekomandimeve nga 9 deri tek 12. Gjatë këtij debati opozita nuk kishte një dokumentim konkret të propozimeve, gjithsesi ka rënë dakord të dorëzojë  propozimet për Plan-Veprimin. Në takim u vu re mungesa në Komision e anëtarëve të PS nga të cilët pjesmarrës ishin vetëm deputeti Ditmir Bushati dhe Taulant Balla. Temat kryesore të debatit mes anëtarëve të komisionit dhe ministres së Integrimit, Majlinda Bregu u përqëndruan tek prioriteti i 9 që lidhet me luftën kundër krimit të organizuar, më prioritetin numër 10 që lidhet me çështjen e pronave si dhe me pikat 11-12, të cilat janë prioritetet që lidhen me liritë e të drejtat e njeriut.  Ministrja Bregu u është përgjigjur pyetjeve të bëra në komision dhe është ndalur në të dhëna të detajuara të realizuara apo në proces të këtyre prioriteteve. Deputetët e maxhorancës kërkuan nga opozita më shumë se të bënin vërejtje për këto prioritete të marrin pjesë në votimet e këtyre ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›