E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: Kosova i ndihmoi Serbisë për kandidaturën

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, thotë se Kosova i ka ndihmuar Serbisë që të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Ndërsa thotë se lëvizja Vetëvendosje po shkakton keqkuptim tek gjeneratat e reja dhe po punon kundër integrimit të Kosovës.

Definitivisht po. Ajo që ka arritur Serbia është një hap i madh përpara jo vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet fqinjë. Serbia nuk ka qenë gjithmonë promotore e integrimit dhe anëtarësimit, pasi siç e dini ajo shumë shpesh iu ka shkaktuar dëme të mëdha vendeve fqinje sidomos Kosovës, por me fillimin e dialogut dhe me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog sidomos me këtë të fundit që do ti mundësojë Kosovës që të dalë nga bllokda dhe të mund të jetë pjesë e organizimeve të ndryshme ndërkombetare, ky mund të themi se është ndryshim pozitiv është shprehur Kacin në një intervistë për RTV2.

Sipas tij është një situatë e re kur Serbia nga suksesi i vet do të sjellë përfitime kolaterale për Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë.

Ajo çka është arritur në Bruksel në bisedimet mes Beogradit e Prishtinës është alarmi i fundit i orës për zgjimin e politikanëve në Maqedoni që të ndjekin një rast të mirë, një shembull pozitiv dhe të përpiqen të gjejnë një zgjidhje historike me Greqinë, tha Kacin. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›