E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dadoja e Barak Obamës, një transgjonir që tani jeton në mjerim

Barak Obama i vogël dhe dadoja e tij e fëmijërisë

Barak Obama e ka kaluar fëmijërinë e tij të hershme në Indonezi, ku ka jetuar me të ëmën,  Ann Dunham, dhe bashkëshortin e saj të dytë, indeonezianin Lolo Soetoro.

Gjatë periudhës së qëndrimit në Xhakarta, presidenti i ardhshëm i SHBA-ve ka qenë edhe nën kujdesin e një dadoje, e cila sipas Asociated Press, është një transgjinor.

Kuzhinieri

Evi, lindur mashkull, por që ka jetuar gjithnjë me bindjen se ishte një femër, la shkollën në moshë të hershme për tu shpëtuar talljeve të shokëve dhe iu përkushtua kuzhinës. Duke qenë se kishte talent në këtë fushë, arriti të punonte për familje të rangut të lartë dhe në 1969, mamaja e Barakut u mahnit nga gatimet e saj dhe vendosi ta punësonte.

Shumë shpejt fqinjët e familjes Dunham panë Evin të veshur si femër teksa kujdesej për djaloshin e vogël, të cilin e nxirrte shëtitje.

Por, pavarësisht këtyre rasteve, Evi kujton se njeriu më i pushtetshëm i globit nuk e ka parë kurrë të veshur në mënyrë të tillë brenda mureve të shtëpisë. Nganjëherë më shikonte tek provoja buzëkuqin e së ëmës dhe shkrihej duke qeshur, thotë ai.

Transgjinorët në Indonezi

Me rikthimin në SHBA të familjes së Obamës, në mes të viteve 70, Evi nuk mundi të gjente më punë dhe u detyrua të prostituonte, kësaj here e veshur si femër.

Por në Indonezi, transgjinorët nuk shihen me sy të mirë. Vendi me shumicë myslimane ka 240 milionë banorë, 7 milionë prej të cilëve aktivistët thonë se janë transgjinorë.

Disa arrijnë të kenë sukses si prezantuesja televizive  Dorce Gamalama, por shpesh kjo kategori përndiqen e dhunohen edhe nga vetë policia.

Përndjekjet

Evi, tashmë 66 vjeç, tregon sesi 20 vjet më parë u detyrua ti hidhte të gjitha rrobat femërore dhe të jetonte në varfëri si burrë, pasi një operacion i policisë i mori jetën shoqes së saj.

Presidenti

Duke jetuar në mjerim, Evi, e mbiquajtur Turdi, nuk e ka ditur deri vonë rolin e rëndësishëm të atij që i ka shërbyer në fëmijëri. Vetëm kur ka parë fotot e familjes Obama nëpër gazeta e ka kuptuar se sa lart kishte arritur vogëlushi Berri. Nuk mund ta besoja, është shprehur ajo, ndërsa miqtë kanë nisur të tallen me të dhe askush nuk e ka besuar.

Por një ish-fqinj i dikurshëm i presidentit, Rudy Yara, e konfirmon historinë e Turdit, duke shtuar se ishte shumë e njohur në atë kohë. Ishte e sjellshme, e kujdesshme dhe shumë e duruar me vogëlushin Berri.  / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›