Gjykata e Tiranës, sot jepet vendimi për dosjen Gërdeci
Maratona gjyqësore 4-vjeçare e dosjes Gërdeci pritet të përfundojë sot në Gjykatën e Tiranës.
Trupi gjykues pritet të japë sot verdiktin final për 29 të pandehurit e Gërdecit, tragjedia e 4 vjetëve më parë që u mori jetën 26 qytetarëve, la të plagosur shumë të tjerë dhe shkatërroi dhjetëra biznese në periferi të Tiranës.
Akuza ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit kryesorë: Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes, ndërsa ka kërkuar 23 vite burg për Sokol Ngjeçin dhe 8 vjet për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha. / G.N.