Haxhinasto: Aplikimi, dëshmi e progresit të arritur
“LSI vlerëson të gjithë ata faktorë politikë e institucionalë që kanë kontribuar në marrjen e këtij vendimi pozitiv nga ana e Keshillit të Ministrave të Evropës. Kjo është një fazë e re më e lartë e marrëdhënies së Shqipërisë me Bashkimin Evropian që kërkon përgjegjësi politike nga të gjithë aktorët politikë në vend që kanë si objektiv integrimin e vendit dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve”, tha nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto.
Në emër të forcës së tij politike, ai shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet dhe partitë politike për procesin e integrimit të vendit. “Këtë vendim duhet ta marrin të gjitha partitë sot. Koha i ndëshkon ata që vonohen”, iu drejtua Haxhinasto partive politike.