Intelektualë apo shqytarë
Kur prishet karakteri, zbehet inteligjenca thotë një fjalë e urtë. Mirë, po çlidhje ka inteligjenca me prishjen e karakterit, do të thotë ndonjë lexues; historia na jep plot shembuj njerëzish pa karakter, por inteligjentë e të talentuar. Sipas meje ka lidhje dhe, përpara se ta argumentoj, po e bëj të qartë se e kam fjalën kryesisht për inteligjencën e asaj kategorie që quhen intelektualë të shekullit XXXXI dhe, po ashtu, se nuk kam parasysh jetën e tyre private, madje as atë që Kanti e quan përdorimi privat i arsyes, kur kjo është thjesht në shërbim të profesionit të ngushtë të individit, por karakterin dhe inteligjencën të shprehur në veprat/aktet e tyre publike, në përdorimin publik të arsyes pra.
Idealisht rolin e intelektualit – nëse do ti referohesha metaforës së famshme të Platonit, asaj të shpellës, – do ta krahasoja me atë të atij të burgosurit që çlirohet nga zinxhirët, që nuk e lënë të shohë veçse hijet e projektuara në mur të dritës së diellit që i bie nga prapa, që arrin të kthehet drejt kësaj drite me trup dhe me mendje dhe, pasi e njeh atë nëpërmjet atij procesi, që Platoni e quan konvertim, kthehet tua kumtojë të tjerëve, që kanë mbetur të lidhur, me qëllim çlirimin e tyre. Më duket se edhe kur flitet për pavarësi të intelektualit, duhet të kuptojmë pikërisht atë se ai, nëpërmjet konvertimit, bëhet i pavarur nga këta zinxhirë, dhe varet tek drita që ai ka parë, çka, pa metafora, do të thotë tek vizioni i tij për botën, parimet, vlerat, idetë, idealet, të vërtetat në të cilat beson, dhe vepra e tij publike duhet ta marrë inspirimin pikërisht tek kjo dritë. Thënien në fjalë e interpretoj kështu pra: se kur inspirimi nuk vjen nga kjo dritë, por nga motive të ulëta, atëherë inteligjenca do të flasë më shumë për terrin e hijeve të shpellës sesa për dritën.
Është tmerrësisht zhgënjyese kur sheh se si, megjithëse roli çlirues i njeriut të ditur është kultivuar qysh prej kohëve të Sokratit e Platonit, në këtë vendin tonë, edhe njëzet vjet pas rënies së diktaturës, sheh një kategori që, megjithëse e quajnë veten intelektualë, punojnë me përkushtim të paparë për ti mbajtur njerëzit të lidhur me zinxhirë, të dënuar vetëm për të parë hijet e kokës së tyre të projektuara në murin përballë. Së fundmi e përjetova këtë zhgënjim, që sështë i pari, duke lexuar reagimet e disa të ashtuquajturve intelektualë ndaj shkrimit tim Kadare Rama memuaristika si operacion plastik. Në shkrim ngrita shqetësimin për një fenomen tejet të rëndë që po ndodh jo thjesht në letrat shqipe, por në kulturën e kësaj periudhe: atë se pushtetparaja dhe videokracia, si dy anë të së njëjtës medalje, po uzurpojnë dhe banalizojnë me paturpësi çdo gjë, deri edhe altarin e librit, duke bërë që libra jo vetëm të mbushur me gënjeshtra, çka mjafton për ti skualifikuar, por edhe libra shumë të dobët nga pikëpamja e punës së derdhur, për sa i përket kulturës së autorit si thellësi e mendimit e gjykimit, strukturës, stilit, të suspensit, koherencës së veprës etj., në sajë të kulturës së manipulim simulimit, të promovuar nga pushteti i videokracisë, po prezantohen si kryevepra duke thelluar krizën e vlerave morale intelektuale që po kalon shoqëria shqiptare. E bëra pa pretenduar se argumentet e mia ishin të padebatueshme, por i bindur, megjithatë se hyrja me çizmet banale të pushtetit deri edhe tek altari i librit të vërtetë ishte shprehje e një shqetësimi që e kam dëgjuar të ngrihet gjatë Panairit të fundit nga shumë njerëz të intelektit në shoqërinë tonë. U përpoqa të argumentoj në këtë kontekst se libra të tillë, si shprehje e kulturës së manipulim simulimit në funksion të pushtetit jo të së vërtetës, nuk e ndihmojnë njeriun shqiptar të zhvillojë personalitetin e vet, por i ofrojnë modele se si të bëhet shpejt e shpejt personazh i suksesshëm duke vrarë personin dhe të vërtetën brenda vetes e, më keq akoma, duke u bërë rob e vegël e pushtetit.
Ajo që më bëri përshtypje, ishte se ndërsa një numër jo i vogël, për të mos thënë i madh lexuesish, më dhanë të drejtë, personalisht apo nëpërmjet komenteve në internet, në mediat tona askush nuk e trajtoi thelbin e problemit që ngrita, madje disa të ashtuquajtur intelektualë të videokracisë dhe të mediokracisë të majtë e të djathtë, u rreshtuan duke më sulmuar në mbrojtje të këtyre librave në një mënyrë të tillë që më kujtuan edhe një herë thënien se, kur prishet karakteri, zbehet inteligjenca. Shkrimet ishin tejet të dobëta, më keq se librat për të cilët bëja fjalë, dhe dobësinë e tyre nuk ke si i shpjegon ndryshe, veçse me faktin se autorët nuk i ka shtyrë interesi për të thelluar, nëpërmjet debatit e dialogut të sinqertë, njohjen e problemeve që ngrija, por nevoja/detyrimi për të mbrojtur punën e ulët si shqytarë të mbretit, që i bën të mos reshtin së na thëni se sa i bukur është kostumi i tij, ndërkohë që ai është cullak. Në këto kushte arsyetimi intelektual, apo përdorimi publik i arsyes, dhuntia më sipërore e njeriut arriti të katandiset tek disa deri në lehje qeni roje të padronit.
Si ilustrim më elokuent i shndërrimit të intelektualit në shqytar e kostumveshës të padronit do të zgjidhja reagimin e dr. Ardian Klosit. Fatosi sheh Edi Ramën në pasqyrë dhe kupton dështimin e tij si politikan, si shkrimtar, si njeri në jetë prandaj reagon kështu, shkruante doktori i shkencave, duke provuar se inteligjenca e tij nuk ka kuptuar pikërisht thelbin e asaj që kam ngritur: se, fatkeqësisht, për tu bërë i suksesshëm në Shqipëri, duhet o të kapësh pushtetin politik, o të bëhesh shërbëtori i tij, dhe se ky nuk është sukses, por dështim. Si përgjigje mund ti thosha se etika që mundohem të respektoj në jetë do të më bënte që, sikur të më shfaqej në ëndërr vetja sikur isha autori i asaj që i ka bërë Tiranës Edi Rama këta 10 vjet, do të isha zgjuar i llahtarisur e do të ndieja çlirim të madh që jam në ëndërr. Po ashtu, ajo sdo të më lejonte kurrsesi, si shkrimtar gazetar që, për të arritur suksesin e veprës sime, në vend se të punoja pa pushim mbi libra e letra, të kapja pushtetin politik e në sajë të këtij të uzurpoja edhe artin, letërsinë e çtë mundja, aq më tepër duke tradhtuar të vërtetat e mia. Kurse si botues (edhe i Edi Ramës e Klosit), po të më kishte rënë për të redaktuar një libër si Kurban-i, jo vetëm nuk do ti kisha thënë Ok botimit, siç ka bërë doktor Klosi, por do ti kisha thënë autorit se përveçse ka nevojë për një tjetër Edi Ramë që të jetë vërtetëthënës, nga pikëpamja e strukturimit, e koherencës stilistikore, të zhanrit e të mendimit që të bëhet pra libër, ka nevojë të paktën për dy vjet punë të tjera, sepse kështu është ende në një gjendje që mund të quhet diarre e Edi Ramës, sepse sbën vaki që një program politik, siç e quan Klosi librin, të shkruhet në stilin e një përroi psikik, me fjali të gjata një faqe. Mirëpo, intelektualit që e quan veten edhe ambientalist iu dukërka për tu pasur zili puna e Edi Ramës në Tiranë, sarritkërka të konceptualizojë se shëmtimi i Shqipërisë që përshkruan Edi Rama e ka pamjen e vet emblematike, fizike dhe morale, në Tiranën që ndërtoi Rama me politikën një pallat, një votë dhe arritkërka deri aty sa sngurrokërka që, ndonëse përkthyes e botues autorësh të shquar, të na bindë për vlerat e librit me gjuhën e një shitësi injorant kioskash, që ska lexuar një libër në jetën e tij, e që, prandaj, e mat vlerën e tyre vetëm me numrin e shitjeve. Duke huazuar, jo me shumë kënaqësi, stilin e shkrimeve të tij, që kërkojnë të godasin njeriun jo argumentet e tij (duke e reduktuar debatin ne zili, xhelozi të individit), por përsëri pa shpifur, pa krijuar një realitet që nuk të përket – sipas parimit pështy, pështy se kështu do jemi të gjithë të pështyrë siç bën ai, do ti thosha se një mik më këshilloi të mos merrem me këtë rast të pashpresë degradimi të intel
