Poezi me Euro
Qëllimi i krijimit të një monedhe të përbashkët është harruar tërësisht dhe në mënyrë të çuditshme nga Europa e shkatërruar nga kriza. Në vend të kësaj, ajo duket se ka shqetësime të tjera më urgjente si: spekulimet e zymta rreth kolapsit të afërt të eurozonës dhe përpjekjet e dëshpëruara për të gjetur një zgjidhje institucionale të problemeve të saj të mëdha të qeverisjes. Por euro nuk ishte vetëm rezultat i një kërkimi ideosinkretik për të reduktuar mbushjen e xhepave me monedha të shumëllojshme kombëtare, ose për të lehtësuar tregtinë ndër-europiane. Eksperimenti i guximshëm europian pasqyron një qëndrim të ri mbi atë se çfarë duhet të bëjnë paratë dhe se si duhet të menaxhohen ato. Duke zgjedhur një formë të "pastër" të parave, të krijuara nga një bankë qendrore e pavarur nga Autoritetet Kombëtare, evropianëve në mënyrë të vetëdijshme u kaloi para syve ajo që kishte qenë traditë dominuese monetare.
Në shekullin e njëzetë, krijimi (printimi) i parave – kartëmonedhave - është menduar zakonisht të jetë punë e shtetit. Paratë mund të emetoheshin, sepse qeveritë kishin fuqinë të përcaktonin njësinë përllogaritëse në të cilën taksat duhet të paguhen. Për shumë shekuj, madje edhe kur qarkullonin paratë metalike, detyra e përcaktimit të njësisë përllogaritëse – pra të “tournois livres”, markës, gulden, florinës apo dollarëve - ka mbetur një detyrë e shtetit (ose e atyre me pushtet politik).
Abuzimi me këtë detyrë, nga qeveri që e drejtojnë borxhin e tepërt në rritje drejt krijimit të inflacionit, ishte thellësisht destruktiv për rendin politik në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë. Pas Luftës së Dytë Botërore, politikanët liberalë të angazhuar për një federalizëm europian e vunë re mjaft mirë këtë pikë. Ekonomisti, Guvernatori i Bankës Qendrore, Ministër i Financave dhe President i Republikës Italiane, Luigi Einaudi, e pranoi dhe e mbrojti këtë tezë si rrjedhim edhe i pasojave të luftës: “Nëse federata europiane u heq shteteve individuale fuqinë për drejtimin e punëve publike nëpërmjet printimit të parasë, dhe i kufizon ato të shpenzojnë vetëm aq sa marrin nga taksat dhe kreditë vullnetare, kjo tregon që vetëm ky veprim ka kryer një punë të madhe”.
Por abuzimi monetar nuk është më pak i rrezikshëm në sistemet politike me autoritet multilateral madje shpesh në të kaluarën kjo ka çuar në shpërbërjen e shteteve federale. Kjo ndodh për shkak se inflacioni nuk është një kurë e mirë për të trajtuar sëmundjet ekonomike, ku efektet stimuluese përhapen në mënyrë të barabartë në të gjithë rajonin që ndodhet nën një autoritet inflacionist monetar. Krijimi i inflacionit varet nga vendimi i bankës qendrore për të monetizuar (kthej në monedha) instrumente specifike të borxhit.
Pas të gjithash, autoriteti monetar kurrë nuk mund të vendosë thjesht të kthejë çdo detyrim që ka në të holla. Në vend të kësaj, ky autoritet duhet të vendosë që disa industri, banka, apo autoritete politike duhet të jenë të qëndrueshme për të mirën e përgjithshme. Ato industri, banka dhe autoritete politike që nuk ndjehen të privilegjuara, pashmangshmërisht irritohen dhe i shohin veprimet e bankës qendrore si një abuzim të pushtetit. Në sistemet federale, në veçanti, bizneset dhe autoritetet politike larg nga qendra kanë më shumë gjasa të jenë të përjashtuar nga stimuli monetar dhe kështu janë të prirur të preken nga vendimet e saj.
Hiperinflacioni në Gjermani në vitin 1920, nxiti separatizëm në Bavari, Rheinlandi dhe Saksonia, sepse këto zona të largëta menduan se banka qendrore e Gjermanisë dhe qeveria qendrore në Berlin mbanin një qëndrim diskriminues ndaj tyre. Separatistët ishin politikisht radikalë – anonin nga e majta në Saksoni, dhe nga e djathta ekstreme në Bavari dhe në Rheinland. Ka edhe raste më të fundit me të njëjtin efekt. Jugosllavia, në fund të viteve ‘80, pas regjimit socialist, autoritetet monetare në Beograd qenë në mënyrë të pashmangshme më të afërt me politikanët serbë, të tillë si Sllobodan Milloshevici, dhe më pranë interesave të biznesit serb. Si rezultat, kroatët dhe sllovenët kërkuan të dilnin nga federata. Në Bashkimin Sovjetik, inflacioni u shfaq si një instrument i burokratëve të Moskës, edhe atje, gjithashtu, zonat më të largëta ishin ato që kërkuan të dilnin nga Bashkimi Sovjetik.
Krijuesit e Europës moderne, kuptuan se monedhat e paqëndrueshme dhe politikisht të abuzuara do të ishin makthi europian dhe të çonin në armiqësi shkatërruese kombëtare dhe antagonizëm. Ato u mbështetën tek dy ekonomistët më me ndikim të shekullit XX, Friedrich von Hayek dhe John Maynard Keynes. Hayek ishte kritiku më i qëndrueshëm i shtetit që printon para. Propozimi i tij, monedhat konkurruese të prodhuara nga "banka të lira", ku autoritetet e shumta private do të mund të emetonin paratë e tyre, ishte më radikal se zgjidhja e miratuar nga evropianët në vitin 1990. Por gjetja e Hayekian për krijimin e një autoriteti që emeton para, autoritet që duhet të ishte i mbrojtur nga presionet politike, përbënte pjesën kyçe të Traktatit të Mastrihtit të Bashkimit Europian. Keynes, gjithashtu, duke bërë një planifikim të rendit të pasluftës, propozoi një monedhë të sintetizuar globale që do të garantonte stabilitet dhe do të parandalonte deflacionin.
Vizioni për të krijuar një bankë qendrore të pavarur, si një pjesë e domosdoshme e kushtetutës për të krijuar një rend politik të qëndrueshëm dhe të shëndoshë, nuk ishte thjesht një vizion europian i viteve1990. Ky vizion u reflektua edhe në ndryshimet legjislative që ndikuan në bankat e tjera qendrore, si dhe në prestigjin në rritje të bankierëve qendrorë.
Ky vizion sot është përpara një sfide serioze. Si pasojë e krizës financiare më e rënda që prej Luftës së Dytë Botërore, bankat qendrore edhe një herë janë vënë para përgjegjësisë për të kthyer në monedha letrat me vlerë të disa debitorëve, por jo të tjerëve. Detyra e përzgjedhjes midis debitorëve është shumë politike, dhe helmon idenë e stabilitetit monetar. Jean-Claude Trichet, deri kohët e fundit presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, i pëlqente ta konsideronte paranë si poezia, para se të shumohen që të dyja të japin një ndjenjë stabiliteti. Formulimi i pazakontë, por i saktë të kujton një përgjigje të famshme që Gjenerali August Neidhardt von Gneisenau i dha mbretit prusian, i cili hodhi poshtë si "asgjë më shumë se poezi" shqetësimet patriotike të Gneisenauerit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. "Feja, lutjet, dashuria për sundimtarin, dashuria për atdheun, çfarë janë këto, veçse poezi?" e pyeti Gneisenau. "Atëherë siguria e fronit është themeluar me poezi". Gjithashtu, rendi politik ka në themel paranë e qëndrueshme. Prandaj ne nuk duhet t’i lejojmë vetes të mposhtemi nga kriza e sotme.
Harold James është Profesor i Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Princeton”. Ai është autor i “Krijimi dhe shkatërrimi i vlerave: Cikli i globalizimit”