Opozita e Bashkuar dhe ish- të Përndjekurit: Dëshmia e Shoshorit, tronditëse. Është e pamoralshme që të votohet më Sali Berisha
Opozita e Bashkuar dhe Shoqata e të Përndjekurve Politik dolën me një deklaratë pas publikimit të dëshmisë së Hysen Shoshorit se Sali Berisha kishte kërkuar varjen e tij. Deklaratën e lexoi kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Kurt Kola. Sot populli shqiptar u njoh me një lajm shumë tronditës. Sot mësoi se kryeministri që qeverisë vendin ka qenë një agjent i sigurimit të shtetit dhe ka dalë dëshmitarë e ka kërkuar dënim me varje për një të burgosur politik, Hysen Shoshorin. Sot u pa qartë morali i atij që udhëheq Shqipërinë. Edhe në kohën e diktaturës, dëshmitarët që dilnin në gjyqe politike populli i shihte me neveri. Sot në pluralizëm, një person i tillë që ka dalë dëshmitarë i një të burgosuri politik dhe ka kërkuar dënimin me varje në sheshin Skënderbeu, e kemi kryeministrin tonë. Është e pamoralshme jo vetëm për të dënuarit politikë, por për çdo shqiptar që të votojë sot Sali Berishën për të qenë në drejtimin e këtij vendi. Ai është e keqja jo e Hysen Shoshorit, jo e të përndjekurve politikë, por është e keqja e shqiptarëve, e keqja e kombit shqiptar.