E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektualet kerkese qeverise per regjistrimin

Nisma Jo me mbi baza etnike dhe fetare

Historiane studiues dhe perfaqesuesit e institucioneve shqiptare  pritet ti bejne nje kerkese publike qeverise shqiptare per ndaljen e regjistrimit te popullsise shqiptare mbi baza etnike dhe fetare. Te mbledhur ne nje tryeze nga Instituti i Studimeve per amerine per te diskutuar mbi ndergjegjen kombetare ata dhane sinjalet per nje nisme te tille dhe figura i kerkuan Kryeministrit Sali Berisha qe te hiqej dore nga regjistrimi i popullsise mbi kriteret qe tashme jane percaktuar. Historiani njekohesisht politikani Sabri Godo i pranishem ne tryeze deklaroi se nuk kishte me kuptim qe te luheshin lojera te tilla ne favor te interesave te qeverise greke. Do te doja ta degjoja heqjen dore nga regjistrimi etnik nga Berisha nga ministri i Jashtem dhe autoritetet sepse ketu po luhet nje loje dhe po luhet haptas fare. Kjo duhet te ndalet me cdo kusht dhe do kontributin e gjithsecilit deklaroi Sabri Godo ne fjalen e tij. Por dje kunder regjistrimit te popullsise shqiptare mbi baza etnike dhe fetare u shpreh edhe drejtori i Drejtorise se Minoriteteve ne Ministrine e Puneve te Jashtme Qirjako Qirko. Sipas tij ishte e udhes qe sipas kesaj menyre te regjistrohej vetem ajo pjese e shqiptareve te cilet ishin minoritare dhe se kjo forme regjistrimi nuk kishte vlere te pjesa derrmuese e qytetareve shqiptare. Madje Qirko e quajti nje hap pozitiv presionin qe grupe te ndryshme zhvilluan per shtyrjen e ketij procesi. Prej disa muajsh vendi eshte pershire ne kete debat. Jane perfshire ne kete debat politikane analiste apo edhe qytetare te thjeshte. Ne vleresimin tim nje angazhim i tille pati nje rezultat teper te rendesishem shtyrjen e regjistrimit dhe realizimin e nje regjistrimi te sakte deklaroi perfaqesuesi i Ministrise se Jashtme. Nga ana e saj drejtoresha e Arkivit te Shtetit Nevila Nika ka treguar se shume pak familje e dine prejardhjen e tyre dhe pemen familjare per kete arsye e konsideroi te pavend qe shume qytetare shqiptare te pretendonin se ishin pjese e minoriteteve te ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›