Kercenohet bashkeshorti i kandidates se PS-se
Vijojne incidentet elektorale ne rrethin e Fierit. Kesaj radhe ka qene familjari i nje kandidateje te Aleances per te ardhmen Behet fjale per bashkeshortin e kandidates Fatbardha Merkaj.
Sipas njoftimeve te policise Fier mesohet se ngjarja ka ndodhur ne oren 1700 te pasdites se djeshme ne fshatin Buzemadh Komuna Cakran ne rrethin e Fierit. Viktor Merkaj bashkeshorti i kandidates se te majtes ka qene duke bere fushate elektorale me banoret e zones. Ndersa takimi ka qene drejt fundit nje person ende i paidentifikuar nga policia i eshte afruar dhe e ka kercenuar me jete bashkeshortin e kandidates. Policia njofton se konflikti ka ndodhur per rrethana te pasqaruara nderkohe qe banoret e zones thone se shkak ka qene politika dhe terheqja qe duhet te bente Fatbardha Merkaj nga kandidimi. Banoret e zones nuk japin emer te autorit por kane treguar per policine lokale te dhena te qarta te tij. Nga ana tjeter policia deklaron se po punon per gjetjen dhe arrestimin e autorit. Policia deklaron se ne vendin e ngjarjes policia ka gjetur nje gezhoje pistolete nga arma me te cilen eshte qelluar ne drejtim te Viktor Merkajt. Sipas vete kandidates Fatbardha Merkaj mesohet se autori nuk dihet dhe ai ka qelluar tre here me pistolete. Kujtojme se ne Fier kane ndodhur edhe incidente te tjera zgjedhore.