A po përmbushet vizioni bërthamor i Obamës?

Traktati për kontrollin e armatimit, i cili po kompletohet nga ana e SHBA-së dhe Rusisë, paraqet një hap tjetër drejt mbylljes së kaptinës për definimin e betejës të pjesës përfundimtare të shekullit të 20-të. Por, gjithashtu shënon edhe fillimin e një fushate më të gjerë për përballjen me kërcënimet e reja të shekullit të 21-të.
Traktati, të cilin dy palët presin ta finalizojnë, do të kërkojë shkatërrimin e qindra armëve bërthamore, e që megjithatë janë një pjesë e vogël e arsenalit, të cilin e kanë ruajtur dy armiqtë e dikurshëm gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Megjithatë, një gjë që ndoshta është më e rëndësishme se numrat është dëshmia që po duket e partneritetit të ri me Rusinë.
Nëse presidenti Barack Obama nënshkruan traktatin me presidentin e Rusisë, Dimitri Medvedevin, më 8 prill në Pragë, ashtu siç pritet, kjo do të forcojë pozicionin e Obamës në dy samitet bërthamore të radhës, ku ai synon të angazhohet për një botë pa armë bërthamore. Gjatë këtyre dy takimeve, Obama synon të sigurojë konsensusin ndërkombëtar për të kufizuar përhapjen e armëve dhe për të siguruar materialet, të cilat mund të bien në duart e terroristëve, përpjekje këto të cilat mund të përshpejtohen me ndihmën e traktatit të ri.
“Kuptimi më i gjerë është de-legjitimimi i armëve bërthamore”, tha Kenneth Luongo, president i Partneritetit për Siguri Globale. “Obama do të jetë në gjendje të shkojë, e gjithashtu edhe Medvedevi, dhe të theksojnë, ‘Ja çka kemi bërë në për çështjen e çarmatimit. Tani duhet të jemi më seriozë në lidhje me terrorizmin dhe materialet bërthamore’”, shtoi ai.
Stephen Sestanovich, një ekspert veteran rus, i cili ka qenë ambasador në ish-republikat sovjetike gjatë administratës së Bill Clintonit, theksoi se traktati është i rëndësishëm, por tërhoqi vërejtjen se mosbesimi i thellë mes SHBA-së dhe Rusisë mbetet. “Traktati i ri nuk do ta eliminojë këtë”, tha Sestanovich.
Megjithatë, presidenti i organizatës GeoStrategic Analysis, Peter Huessy, thotë se nuk është e vërtetë se traktati i ri paraqet ndonjë lajm të mrekullueshëm.
“Çfarë kemi fituar me marrëveshjen e re? Me sa shoh unë, asgjë dhe unë jam marrë me çështje bërthamore, përfshirë këtu edhe kontrollin e armatimit, që nga viti 1981”, tha Huessy.
Administrata e Obamës ka pranuar kufizimet e traktatit të ri, por që nga fillimi e ka përshkruar atë si një përpjekje për të vendosur themelet e besimit me Moskën dhe për të vendosur një regjim të inspektimit për të zëvendësuar atë që skadoi me skadimin e marrëveshjes START në dhjetor të vitit të kaluar.
Pas rrethit të parë të suksesshëm të negociatave, Obama synon hapjen e një rrethi tjetër për të reduktuar edhe më shumë arsenalin. Ai parasheh që në negociata të përfshihen edhe fuqitë tjera bërthamore si Kina, Britania dhe Franca.
Obama gjithashtu synon të bind edhe Senatin amerikan që më në fund të ratifikojë Traktatin Gjithëpërfshirës për ndalimin e testeve.
“Nëse e kompletojmë marrëveshjen, kjo do të demonstrojë partneritetin e fuqishëm mes SHBA-së dhe Rusisë, të cilat janë të afta t’i adresohen jo vetëm problemit të sigurisë bërthamore në vendet e tyre, por edhe përhapjes vdekjeprurëse të armëve bërthamore në gjithë botën”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs. (IHT)