E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektualët protestojnë!



Në emër të dinjitetit njerëzor e intelektual, në emër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, vlerave shpirtërore dhe identitetit të personaliteteve historike shqiptare, ne, një grup krijuesish e intelektualësh, protestojmë publikisht kundër shtrembërimeve qyqare të historisë, të përpjekjeve për ndërrimin e identitetit dhe përvetësimin e emrit të nënës Terezë, që po të bëhet me aktin e inaugurimit të gjoja shtëpisë së saj nga qeveria maqedonase, me bekimin e heshtur të gjumit dhe konformizmit tonë kronik dhe veçmas: me bekimin e pasqarueshëm të elitës politike shqiptare.

Ne i trokasim ndërgjegjes së opinionit publik dhe ia bëjmë me dije se nuk pajtohemi me këtë turp të dënueshëm nga mendja e shëndoshë dhe nga historia.

Nënë Tereza është kuotë dhe vlerë globale, po mbi të gjitha është kuotë dhe vlerë shqiptare, është bijë e gjakut dhe e kombit tonë, që po zhvishet sot për lule të marres nga kuotat identitare me qëllim të shpëlarjes së kujtesës sonë historike, me qëllim të satanizimit dhe shuarjes sonë në këste si pjesë e kombit shqiptar, sepse një etni e mbetur pa kuotat e saj është e denjë për nëpërkëmbje dhe për hyzmeqari të përjetshme, është rajë, është hiç.

Ali Podrimja - poet

Xhevahir Spahiu - akademik dhe poet i shquar

Fatmir Sulejmani - shkrimtar

Miftar Memeti - piktor

Blerim Grubi - muzikant

Pandeli Cino - kardiolog i shquar

Luljeta Isaku - studiuese e letërsisë

Ibrahim Veliu - poet

Nehat Beqiri - piktor

Salajdin Saliu - poet

Njazi Muhamedi - publicist

Refet Abazi - aktor

Urim Saliu - gazetar

Ilir Memedi - historian

Bashkim Kuçuku - profesor dhe kritik letrar

Arlind Farizi - poet

Bardhyl Zaimi - publicist

Fadil Veapi Lushi - publicist

Nevzat Bejtuli Kica - piktor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›