Intelektualet, thirrje publike per partite: Nano president Qamil Xhani
Intelektuale dhe biznesmene nga Shqiperia dhe diaspora, i kane derguar dje nje leter publike shtate krereve te partive parlamentare qe te zgjedhin Fatos Nanon si president. Ne apelin e tyre, 27 intelektualet sugjerojne qe Kuvendi te zgjedh emrin e Nanos si kandidat per president, duke e cilesuar kete si nje hap cilesor ne drejtimin e vendit. "Duke ju respektuar fort per perfaqesimin te vullnetit te popullit, ne besojme se ju dhe trupa jone parlamentare mund te na japin me kandidaturen e Fatos Nanos nje stad te ri te demokracise shqiptare. Nje stad qe i pergjigjet aspiratave te shoqerise per tolerance, per ekuiliber, per emancipim dhe per evoluim drejt nje shoqerie te pjekur demokratike, te denje per nje Shqiperi ne BE, edhe me shpejt se thjesht nje ambicie te zakonshme e rutinore", thuhet ne letren e firmosur nga emra te njohur te artit dhe te biznesit ne Shqiperi. Ne listen e firmetareve bien ne sy edhe emra nga viset shqiptare pertej kufirit dhe diaspora ne teresi si Ali Ahmeti, Uke Ibrahim Rugova, Ekrem Bardha dhe mjaft te tjere. Intelektualet theksojne se zgjedhja e Nanos si president eshte dhe vleresim i politikes shqiptare, me gjithe vlerat dhe problemet qe ka pasur gjate ketyre 22 viteve. Sipas tyre, kandidatura e Nanos eshte me e mire se cdo kandidate tjere qe mund te dale nga nje proces me formula te mbyllura. "Ne besojme se duke mbeshtetur Fatos Nanon si kandidat per President te Republikes, formesojme nje precedent te ri dhe pozitiv per demokracine shqiptare: perfilljen e trashegimise sone politike me te gjithe vlerat dhe problemet e saj, por qe mund te jete ne sherbim te vendit, institucioneve dhe demokracise shqiptare shume me teper sesa formulat e tjera qe prodhojne nje president nga nje proces negociues i mbyllur e i kufizuar", thuhet ne deklarate. Duke vleresuar kandidaturen e Nanos, si nje politikan qe ploteson kriter per kreun e shtetit, intelektualet theksojne se ai do te dije te jete mbi palet. Gjithashtu, ata shprehin vleresime per kontributin qe ka dhene Nano ne zhvillimin e vendit me reformat e ndermarra, por edhe per nje moral te ri qe ka sjelle ne Shqiperi. "Fatos Nano ka instaluar ne jeten politike shqiptare precedentin e perteritjes se elitave politike ne kete vend duke i dhene frymemarrje dhe konkurueshmeri skenes sone politike", thuhet ne deklarate. Apeli i intelektualeve lidhet dhe me pervojen dhe trashegimine politike te ish-kryeministrit, duke theksuar se politika duhet te shpetoje flakja e trashegimise. "Duke qene te bindur se vlerat dhe pervoja politike duhen perfillur dhe konsideruar nga shoqeria, per t'u vene ne sherbim te saj, ne besojme se demokracia shqiptare ka nevoje te hyje ne nje faze te re, kombi shqiptar te shpetoje nga venia e shkelmit trashegimise sone politike duke kaluar nga fazat e permbysjeve ciklike ne fazen e vijimesise se natyrshme te takuar te vlerat dhe pervoja pozitive e asaj qe ne na ndodhur keto 22 vjet ne politike", thuhet ne deklaraten e 26 intelektualeve shqiptare.
Emra e intelektualeve
1.Ylli Popa
2. Dhori Kule
3. Moikom Zeqo
4. Gjergj Sinani
5. Adrian Civici
6. Mihal Tase
7. Arben Gjata
8. Ksenofon Krisafi
9. Aferdita Jonuzi
10. Petrit Malaj
11. Leonard Solis
12. Luan Bregasi
13. Zef Preci
14. Artan Santo
15. Bajram Muco
16. Shaban Sinani
17. Edit Mihali
18. Sulo Haderi
19. Ali Ahmeti
20. Uke Ibrahim Rugova
21. Thimio Kondi
22. Kujtim Cashku
23. Pirro Milkani
24. Ekrem Bardha
25. Arjan Gjonca
26. Anton Lulgjuraj
27. Bujar Kapexhiu
Emra e intelektualeve
1.Ylli Popa
2. Dhori Kule
3. Moikom Zeqo
4. Gjergj Sinani
5. Adrian Civici
6. Mihal Tase
7. Arben Gjata
8. Ksenofon Krisafi
9. Aferdita Jonuzi
10. Petrit Malaj
11. Leonard Solis
12. Luan Bregasi
13. Zef Preci
14. Artan Santo
15. Bajram Muco
16. Shaban Sinani
17. Edit Mihali
18. Sulo Haderi
19. Ali Ahmeti
20. Uke Ibrahim Rugova
21. Thimio Kondi
22. Kujtim Cashku
23. Pirro Milkani
24. Ekrem Bardha
25. Arjan Gjonca
26. Anton Lulgjuraj
27. Bujar Kapexhiu