E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektualeve qe na akuzuan per mashtrim


...Jemi akuzuar per mashtrim. I themi ketyre intelektualeve te nderuar Sju kishim degjuar ta benit kete akuze per Saliun ne 6 vjet. E bete vetem 6 ore pasi u shpalos programi yne. Jeni gabim dy here...

Nga Mimi Kodheli

Varferia seshte as fatkeqesi individuale as faji i te varferit.

Varferia eshte keqqeverisje.

Programi i Partise Socialiste eshte projekti yne kunder varferise. shte vetedija jone sociale. shte angazhimi yne qytetar. shte ambicia jone per nje Rilindje Shqiptare. Politika jone e re fiskale eshte dallimi yne thelbesor me keqqeverisesit e sotem.

Ata marrin 20 takse per cdo kafshate buke. Ne do ta heqim taksen e bukes.

Ata marrin 20 takse per cdo gote qumesht. Ne do ta heqim taksen e qumeshtit.

Ata marrin 20 takse per cdo kokerr veze. Ne do ta heqim taksen e vezes.

Ata marrin 10 takse per cdo aspirine. Ne do ta heqim taksen e ilaceve.

Ne nuk mund ta pranojme nje Shqiperi ku taksohen njesoj edhe te varferit edhe te pasurit. Edhe infermierja edhe kryeministri. Edhe mesuesi edhe biznesmeni. Per ne taksa e sheshte barra fiskale per te gjithe njelloj eshte abuzim me me te dobetit dhe nenshtrim ndaj me te forteve. Ne jemi kunder takses se sheshte. Ne do te vendosim taksimin progresiv. Ne duam nje Shqiperi ku kush fiton me pak te taksohet me pak dhe kush fiton me shume te taksohet me shume.

Ne do ulim taksat per 95 te shqiptareve. Te cilet do paguajne me pak dhe do blejne me shume. Por edhe 5 e shqiptareve te cilet kane me shume se 50 te pasurise se Shqiperise do te jetojne me mire me programin tone. Sepse vertet do te paguajne me shume per shoqerine por nuk do te kene me ne kurriz sistemin e referencave nuk do te shkelen me ne prone e ne dinjitet me gjoba mafioze nuk do te pengohen me te konkurojne nga klientet e pushtetit. Ne do tu japim qytetareve te zakonshem drejtesi qe kerkojne dhe biznesmeneve lirine qe u mungon.

Gjysma e te rinjve dhe grave shqiptare jane te papune. Kjo eshte e papranueshme.

E turpshme per ata qe qeverisin. E padurueshme per ata qe paguajne faturen e papunesise. Ne do krijojme 75 mije vende te reja pune per cdo vit te mandatit tone te pare qeverises. 300 mije vende te reja pune ne 4 vjet.

Jemi akuzuar per mashtrim. I themi ketyre intelektualeve te nderuar Sju kishim degjuar ta benit kete akuze per Saliun ne 6 vjet. E bete vetem 6 ore pasi u shpalos programi yne.

Jeni gabim dy here.

Se pari sepse nuk akuzohen per mashtrim burra e gra te familjes suaj politike te cilet kane vene dijet dhe fytyren e tyre ne nje pune te gjate e te miremenduar intelektuale. Se dyti sepse ne e dime mire cfare flasim dhe e dime konkretisht se ku do ti gjejme vendet e punes.

Fshati do te jete fronti prioritar i punes sone per rimekembjen e Shqiperise permes punes. Per rilindjen e prodhimit cilesor dhe te besimit tek toka uji dielli e krahu i punes se ketij vendi. Per kthimin e 500 mije shqiptareve qe jetojne ne fshat nga te papune a te cerekpunesuar ne burimin me te fuqishem njerezor te politikes sone te re te punesimit.

Po Ne do te krijojme 300 mije vende te reja pune per kater vjet. Ky eshte nje angazhim solemn.

Shqiperia eshte nje vend pa treg te lire po me nje pazar ku ligjin e bejne klientet e pushtetit. Monopoli dhe karteli nepotizmi dhe korrupsioni nuk jane zgjedhje te sipermarresve shqiptare po fakte te kryera te pushtetareve shqiptare. Programi yne eshte liri e garantuar per gjithe sipermarrjen dhe sukses i bazuar mbi konkurrence te ndershme per cdo biznesmen. montimi i monopoleve te grurit sheqerit orizit vajit barnave dhe karburanteve do te ndodhe menjehere. Menjehere do te behet transparente edhe cdo gare e financim publik. Mbeshtetja jone per sipermarrjen vendase do te jete shembullore. Paprekshmeria e lirise se sipermarrjes dhe e te drejtave te sipermarresve do te jete kyci i ndryshimit qe do te sjellim ne ekonomi.

Per nje rilindje shqiptare smund te kete ish-pronare po vetem pronare legjitime.

Ne do ta zgjidhim perfundimisht ceshtjen e prones.

Programi yne ka nje pergjigje te qarte per pronaret. Ka nje pergjigje te qarte per fermeret qe punojne token pa certifikate. Ka nje pergjigje te qarte edhe per familjet qe jetojne ne shtepi te palegalizuara. Ne fund te mandatit tone te pare te dyja palet sdo ta kene me problemin e tyre terkuze prej njezet vjetesh. Me kthimin e kompensimin e drejte te pronave me certifikimin e plote te tokes bujqesore me perfundimin e procesit te legalizimit ne do ta bejme token pasuri te qarkullueshme ne treg. Shqiperia eshte vendi me infrastrukturen me te dobet dhe me te pasigurte ne Europe.

Kemi 4 here me pak makina se ne Europe dhe ne rruget tona vdesin 4 here me shume njerez se ne Europe. Keto jane rruget qe ndertohen me borxhet qe Saliu i merr per fushatat e tij elektorale ndersa shqiptaret i paguajne me te ardhmen e lene peng e fatkeqesisht edhe me jeten e lene ne rruge.

Ne kemi nje vizion tjeter.

Programi yne ka rruge te qarta per zhilllimin e rrjetit detar rrugor dhe hekurudhor. Shqiperia pa prodhim bujqesor cilesor pa turizem te bazuar ne bukurite e trashegimine e saj kulturore dhe historike si edhe pa porte per tu lidhur me Europen e per tu bere njekohesisht nje nder pikelidhjet e Europes permes Mesdheut nuk mund te rilinde si vendi ku cdo femije te kete nje te ardhme.

Hartimi dhe miratimi i Planit te Pergjithshem Kombetar te Shqiperise dhe Masterplanit Kombetar per zhvillimin e turizmit eshte nje angazhim programatik per te cilin kemi filluar punen qysh tani ne opozite. Sepse Shqiperia ska kohe per te humbur. Sepse shqiptaret skane kohe per te pritur. Sepse ne skemi te drejten e shpenzimit te kohes shqiptare ashtu si ne keta njezet vjet.

Dhe se fundi per ta mbyllur me piken mbi i te programit tone ekonomik

Ne e perbuzim politiken e turpshme cinike e tallese te Saliut qe thote se Shqiperia qenka i vetmi vend ne bote i paprekur nga kriza globale financiare. Kjo qasje e papergjegjshme e ka thelluar edhe me keqaz krizen e modelit ekonomik te rritjes pa punesim pa prodhim pa drejtesi sociale.

Shqiperise i nevojitet nje model i ri ekonomik.

Rritje e qendrueshme ekonomike me vende te reja pune. Ky eshte modeli yne.

Rruga e ndertimit te ketij modeli kalon reformimi i thelle strukturor i ekonomise. Nga nje ekonomi e bazuar vetem tek konsumi i mallrave qe nuk prodhohen ne vend tek emigracioni dhe informaliteti i larte ne do te kalojme ne nje ekonomi moderne e produktive qe bazohet tek puna puna puna.

Me ne Shqiperia do rilinde permes punes. Do punoje me shume. Do prodhoje me shume. Do fitoje me shume. Do kete me shume para per te edukuar femijet kuruar te semuret ndihmuar bashkeqytetaret ne nevoje.

Kjo eshte ekonomia qe duam. Kjo eshte Partia Socialiste. Keta jemi ne. Le ta kthejme se bashku me shqiptaret dere me dere e dore me dore kete program baze vlerash parimesh e prioritetesh per Shqiperine qe duam ne nje program qeverises per nje Rilindje Shqiptare.

Fjala e deputetes socialiste Mimi Kodheli ne Kongresin e PS

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›