Mos po u mbaron uji zjarrfikësve të krizës?
Me ashpërsimin e krizës humbet besimi i bankave te njëra-tjera, të cilat për këtë arsye nuk i huajnë më para njëra-tjetrës. Ata kanë frikë, se konkurrentet e tyre mbajnë shumë bono të vendeve në krizë në depozitat e tyre, e prandaj mund të ishin të rrezikuara. Banka Qendrore Europiane ka një mandat, që qëndron mbi të gjithë të tjerët: ajo duhet të ruajë stabilitetin e çmimit të euros. Këtë ajo e ka bërë shumë mirë, madje edhe në kohën e krizës financiare dhe të borxheve. Por kriza e borxhit e ka vënë bankën para sfidave të reja. Që kur vendosi për të blerë bonot greke në maj 2010, ajo kritikohet ashpër. Sepse në këtë mënyrë BQE ka tejkaluar mandatin e saj, thonë kritikët. Gertrud Traud e sheh çështjen ndryshe. Ekonomistja kryesore në bankën e landit Hessen-Thüringen, Helaba, pati thënë që atëherë: "Mua më duket gjithmonë interesant, se si për BQE, dogmatikët thërrasin dhe ngrenë zërin, ndërkohë që në krizën financiare, banka e Anglisë dhe banka amerikane, FED, kanë bërë të njëjtën gjë dhe të gjithë i kanë brohoritur. Në rastin e BQE-së ka gjithmonë standarde të dyfishta matjeje dhe pastaj besohet se mund të bëhet vetëm nëpërmjet instrumenteve fiskale. Kjo më çudit pak dhe për këtë arsye unë kam tjetër mendim”.
Blerja e bonove, e diskutueshme/BQE e ndërpreu përkohësisht blerjen e bonove nga Greqia, Portugalia dhe Irlanda dhe e rinisi atë përsëri në gusht. Këtë herë ajo mbështeti edhe bonot e Spanjës dhe të Italisë. Shefi i BQE-së, Jean-Claude Trichet, e shpjegon kështu: "Programi i huas është hartuar në atë mënyrë, që bën që masat e politikës monetare të funksionojnë duke ndihmuar që të luftohet mosfunksionimi i disa segmenteve të tregut të bonove në zonën e euros". Sipas Trichet, blerja e bonove mbështet masat e politikës monetare, që tashmë i ka ndërmarrë Banka Qendrore Europiane. Ndërkohë Banka Qendrore Europiane ka letra shtetërore me vlerë në një volum prej 160 miliardë eurosh në depozita. Këtë veprim të shefit të Bankës Qendrore, Trichet, e kritikon Jërg Kramer, kryeekonomist i Commerzbank: "Me këtë vendim ai i ka qëndruar pranë politikës. Unë mendoj se ky vendim ka qenë në fund të fundit i gabuar. Edhe pse është bërë sigurisht i nisur nga një motiv pozitiv. Por unë mendoj se pa vendimin e Bankës Qendrore Europiane për të blerë bono qeveritare, politika do të kishte reaguar tashmë qëkur".
Likuiditet i pakufizuar/Banka Qendrore nuk përpiqet vetëm në këtë mënyrë të stabilizojë tregun financiar. Që nga kriza financiare ajo u vë në dispozicion bankave edhe likuiditet të pakufizuar, nga i cili e privon rregullisht tregun, kur ai nuk është i nevojshëm. Në këtë mënyrë ajo pengon inflacionin. Ky likuiditet suplementar u nevojitet urgjentisht bankave. Sepse me ashpërsimin e krizës humbet besimi i bankave te njëra-tjera, të cilat për këtë arsye nuk i huajnë më para njëra-tjetrës. Ata kanë frikë, se konkurrentet e tyre mbajnë shumë bono të vendeve në krizë në depozitat e tyre, e prandaj mund të ishin të rrezikuara. Në tetor BQE zgjeroi ofertat e kreditit ndaj bankave. Deri te norma e kryesore e interesit bankat mund të sigurojnë likuiditet të pakufizuar te BQE. Disa thanë se këtu po qëllohen trumcakët me topa, disa të tjerëve kjo iu duk jo sa duhet e mjaftueshme. Për sa i përket normës së interesit BQE vazhdon të jetë e kujdesshme. Normën kryesore të interesit BQE nuk e ka ulur në muajt e fundit, përkundrazi: për shkak të shkak të zhvillimit pozitiv të koniunkturës në fillim të vitit, ajo e ka ngritur atë deri në korrik me dy etapa nga 1,0 në 1,5% tani.