E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inteligjenca e NATO, Berishës: Mbështetje SHIU-t

TIRANE- Komiteti ushtarak i Inteligjencës së NATO-s, Zbulimi Ushtarak i Komandës Amerikane për Evropën, si dhe Universiteti Kombëtar i Inteligjencës, SHBA  do të vijojë të bashkëpunojnë ngushtësisht dhe do të mbështesin Shqipërinë dhe shërbimet e saj informative, në veçanti SHIU-n.

Premtimi eshte dhene gjate takimit qe kryeministri Sali Berisha zhvilloi me  një delegacion të drejtuesve të shërbimeve ushtarake të Inteligjencës së NATO-s, përkatësisht Fhlip L. Ritcheson, Drejtor i Divizionit të Inteligjencës në NATO HQ, Bruksel dhe njëkohësisht Kryetar i Komitetit Ushtarak të Inteligjencës së NATO-s, Admiralin Norman. R Hyes, Drejtor i Zbulimit Ushtarak të Komandës Amerikane për Evropën, si dhe Admiralin në pension David Ellison, President i Universitetit Kombëtar të Inteligjencës, SHBA, të cilët ndodhen për një vizitë të shkurtër në Shqipëri.

Te ftuarit vleresuan për bashkëpunimin dhe për mbështetjen që institucionet që ata përfaqësojnë i kanë dhënë Shqipërisë dhe shërbimeve informative të saj, në veçanti për sa i përket bashkëpunimit të shërbimeve të inteligjencës në kuadër të pjesëmarrjes së trupave shqiptare në misionet e NATO-s dhe ISAF në Afganistan.

Ata vlerësuan kontributin real dhe të rëndësishëm të Shqipërisë, n렠luftën kundër terrorizmit si dhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Afganistan dhe i shprehën mirënjohjen më të thellë të agjencive që ata përfaqësojnë dhe të SHBA-ve  për këtë kontribut,  por njëkohësisht edhe vlerësimin më të lartë për sakrificën e një prej efektivave të shkëlqyer të forcave speciale shqiptare, kapiten Feti Voglit.

Sipas tyre, puna që njësit렠e FA-ve  shqiptare po bëjnë në Afganistan eshte e shkelqyer dhe e siguruan Kryeministrin se agjencitë që ata përfaqësojnë janë plotësisht të angazhuara dhe do të vijojnë bashkëpunimin frytdhënës me SHIU-n shqiptar për tu ofruar udhëheqësve politike dhe vendimmarrësve ushtarakë, informacionin më të saktë dhe në kohën më të përshtatshme të mundshme  për t’i ndihmuar ata në detyrën dhe vendimmarrjet e tyre të rëndësishme, në mënyrë që misioni në ndihmë të Afganistanit dhe popullit mik të shumëvuajtur të këtij vendi të kurorëzohet me sukses.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›