E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i OST i drejte dhe ligjor kurseu 30 te shumes

Partia Demokratike i dha një përgjigje të qartë të gjitha pretendimeve të ardhura nga lidershipi socialist për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit, Tiranë-Prishtinë. Në një reagim të saj selia blu informoi opinionin publik se OST jo vetëm që ka marrë një vendim konform ligjeve të vendit, por nga ana tjetër ajo i ka kursyer qytetarëve shqiptarë së paku 1 miliardë e dyqind milionë lek nga borxhi i tyre.

“Përsëri zoti Rama sot derdhi lot para mediave se përse OST në tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë nuk shpalli fituese firmën që kërkoi 36 milionë Euro për ndërtimin e saj por shpalli tjetrën që kërkoi 27 milionë euro apo 30 % më pak se e para dhe duke kursyer mbi 10 milionë dollarë nga borxhi i taksapaguesve shqiptarë. Edhe një herë sqarojmë z. Rama se ligjet e vendit nuk lejojnë shpalljen fituese të një kompanie me ofertë mbi 10 milionë dollarë më të shtrenjtë se kompania tjetër. Insistimi dhe avokatia që i bën çdo ditë këtij problemi sëbashku me Zërin e Popullit dhe simotrat e saj, fakton se duket se je goditur rëndë personalisht nga vendimi i drejtë dhe ligjor i OST-së”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.

Gjithashtu, në deklaratën për shtyp, zëdhënësja e PD-së sqaroi se me vendimin e saj OST mundi të kursejë 30% të shumës së ndërtimit të linjës.

“Zoti Rama të gjithë shqiptarët e dinë mirë se këtu bëhet fjalë jo për ndërtimin apo mosndërtimin e linjës së interkonjeksionit, por për shpalljen fituese të kompanisë që ka ofertën më të mirë duke iu kursyer qytetarëve shqiptarë së paku 1 miliardë e dyqind milionë lek nga borxhi i tyre për të cilin ti bërtet çdo ditë. Duket qartë zoti Rama se me këtë patriotizmin tënd të xhepit ky vendim që kursen 30 % të shumës për ndërtimin e linjës, të ka prishur shumë plane ty. Ndaj, del e vajton çdo ditë për to”, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›