Tropojë, furgoni bie në humnerë, një i vdekur, një i plagosur rëndë

Foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë. Mësohet se një furgon ka dalë nga rruga në fshatin Gri, duke përfunduar në humnerë.
Për pasojë ka gjetur vdekjen një prej udhëtarëve dhe është plagosur një tjetër. I plagosuri është dërguar në spitalin e Bajram Currit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Identiteti i viktimës dhe të plagosurit nuk janë bërë të ditura. Mësohet se furgoni i aksidentuar bënte rrugën që lidh fshatin Lekbibaj me qytetin e Bajram Currit. / G. N.