Sekuestrohet 120 kg drogë, ikin transportuesit
GJIROKASTËR- Policia kufitare ka sekuestruar një sasi prej 120 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Operacioni antidroge është organizuar në mesnatë dhe droga e paketuar në 5 canta të mëdha shpine është gjetur në grykën e lumit të fshatit Suhë poshtë fshatit Fllomo në Komunën e Pogonit në vendin e quajtur Ciminxh në afërsi të kufirit grek.
Shtetasit që e transportonin marijuanën kanë mundur të largohen duke përfituar nga errësira dhe moti me stuhi shiu si dhe terreni i pyllëzuar.
Operacioni ende vijon nga ana e Policisë Kufitare në bashkëpunim me sektorin kundër narkotikëve në Policinë Rajonale të Gjirokastrës për kapjen e trafikantëve. Droga kishte destinacion Greqinë. Piro Nase