E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intensifikohen hetimet per koncesionet ne energjetike

Gati fletethirrjet

Gjate ketyre diteve krahas hetimeve per lejet e ndertimit jane zhvilluar edhe ato per koncesionet e HEC-eve. Javen e shkuar pas marrjes se materialeve nga ministria jane pergatitur edhe fletethirrjet e para per personat qe duhet te deshmojne ne prokurori qe mendohet se jane implikuar apo dhe kane dijeni per to. Grupi hetimor deklaron se sot do tu dergoje fletethirrje te gjithe personave te permendur nga politika. Hetuesit e ceshtjes kane ne dore procedurat e ndjekura dhe dokumentacionin e administruar nga Keshilli i Ministrave ne rastin e dhenies se lejeve koncesionare per kerkimet ne fushen e naftes dhe ndertimin e HEC-eve per llogari te Arjan Tartarit. Dokumentet e sekuestruara u analizuan nga prokuroret e ceshtjes dhe ata tashme kane vendosur edhe hapat qe do te hidhen me tej. Deputeti i PS-se Brace ka depozituar nje numer te konsiderueshem vendimesh ne lidhje me kete ceshtje duke u ardhur ne ndihme hetuesve te ceshtjes. Te gjitha keto vendime u rimoren edhe njehere ne ministri pasi nevojiteshin shkresat origjinale. Hetimet nisen me verifikimin e procedurave te hapjes se tenderit per koncesionet menyren e perzgjedhjes se firmes fituese si dhe hetimin per ndikimin e mundshem qe mund te kete pasur ish-keshilltarja ekonomike e Kryeministrit Sali Berisha tashme deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi per perzgjedhjen e firmes fituese. Sipas akuzes pjese e hetimit eshte edhe roli i motres se Albana Vokshit e cila ne ate kohe ishte drejtoreshe koncesionesh dhe privatizimesh ne Ministrine e Ekonomise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›