Zhduket adoleshenti jetim i vrane babane per gjakmarrje
Zhdukja e nje femije i mbetur jetim pas vrasjes se te atit per gjakmarrje ka alarmuar policine e Shkodres e cila ka kerkuar edhe ndihmen e kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur kater dite me pare ndersa femija 15-vjecar eshte gjetur vetem diten e djeshme. Ai ishte ne nje banese ne Kamze pasi ishte larguar nga qendra qe e strehonte ate qe pas vrasjes se babait te tij per gjakmarrje.
Sipas policise tri dite me pare autoritetet e nje shoqate qe merret me strehimin e femijeve familjet e te cileve jane te perfshira ne gjakmarrje jane paraqitur ne Drejtorine e Policise se Shkodres duke kerkuar ndihmen e tyre per zhdukjen e nje femije. Kujdestaret e qendres kane treguar se behej fjale per 15-vjecarin Andi O. babai i te cilit rezulton i vrare per gjakmarrje. Me tej autoritetet e kesaj qendre qe strehon shume femije te perfshire ne keto lloj problemesh kane shpjeguar se ai ishte larguar pa njoftuar njeri dhe nuk ishte kthyer me. Duke qene se familja e tij ishte me probleme gjakmarrjeje qendra eshte frikesuar per fatin e tij dhe ka kerkuar nderhyrjen e policise se qytetit verior sa me shpejt te ishte e mundur.
Me te marre kete kallezim ku policia ka shenuar oren dhe diten e largimit uniformave blu u eshte vene ne dispozicion edhe nje foto e adoleshentit te larguar dhe ka nisur kerkimi ne te gjithe qarkun. Me tej policia ka kerkuar per djalin e mitur edhe te te afermit e tij ne Shkoder por nuk eshte gjetur duke i vene ne alarm te gjithe. Por edhe te te afermit ne Shkoder ai nuk eshte gjetur keshtu qe policia ka kerkuar edhe ndihmen e Tiranes. Por sapo Drejtoria Qendrore eshte vene ne dijeni i ka kerkuar policise se Shkodres te jete e kujdesshme per parandalimin e ndonje krimi te mundshem. Keshtu policia e ketij qyteti ka mbajtur nen mbikeqyrje njerezit me te cilet familja e 15-vjecarit kishte hasmeri. Nga ana tjeter emri dhe fotoja e adoleshentit u jane shperndare te gjitha sherbimeve te tjera policore. Deri dy net me pare kerkimet kane vijuar ne te gjithe republiken por nuk eshte rene ne gjurmet e tij. Nderkaq policia ka shperndare foton e te miturit edhe ne pikat kufitare nga dyshimet se ai ishte larguar me deshiren e tij e mos tentonte te largohej drejt vendit.
Megjithate diten e djeshme policia e Shkodres u ka dhene kolegeve te Tiranes adresen e tezes se 15-vjecarit e cila jeton ne Kamze. Me te marre adresen kjo detyre i eshte ngarkuar Komisariatit Nr. 5 qe mbulon kete zone dhe ne kete banese ka shkuar nje grup punonjesish policie. E pikerisht aty eshte gjetur 15-vjecari i cili eshte shoqeruar ne ambientet e komisariatit. Fillimisht ai eshte pyetur ne pranine e te afermve te tij ne lidhje me largimin ku eshte shprehur se kishte ikur me deshiren e tij. Me pas eshte njoftuar policia e Shkodres per gjetjen e Andi O. keshtu qe nje grup ka mberritur ne Tirane dhe ka derguar serish adoleshentin ne qendren qe ka bere denoncimin. Atje jane kryer gjithe veprimet e duhura dhe per hetimet e metejshme eshte ngarkuar Drejtoria e Policise se Shkodres. Sipas te dhenave disa vite me pare babai i 15-vjecarit eshte vrare per gjakmarrje. Ne pamundesi per te mbajtur femijen te afermit ia kishin dhene per perkujdesje nje qendre ne Shkoder e cila merret me strehimin e jetimeve dhe personave me probleme gjakmarrjeje. Madje kjo qender merret edhe me edukimin dhe arsimimin e tyre.