Librazhd, krim brenda familjes, vret të ëmën me sopatë
Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Prevash të Librazhdit, rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, nga ku ka identifikuar autorin e krimit, i cili është shtetasi Haki Niska. Bashkë me vdekjen e gruas së moshuar, është plagosur edhe vajza e Haki Niskës, e cila ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Policia po heton për të zbardhur plotësisht këtë krim të rëndë brenda familjes, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.