Inter, Eto në dyshim, gati “Pema e Krishtlindjes"
Edhe pse duhen edhe 70 ditë që të vijnë Krishtlindjet, tek Interi janë duke e përgatiur që tani pemën e “festës”, që duhet të jetë gati për të shtunën në mbrëmje.
Po, sepse për ndeshjen kundër Xhenovas, Hoze Mourinjo mund të luajë me skemën 4-3-2-1, të cilën e përdorte Karlo Ançeloti në kohën kur drejtonte Milanin.
Me Militon të dëmtuar dhe me Etonë të rikthyer me probleme nga grumbullimi me Kombëtaren, “I veçanti” ka provuar Stankoviçin dhe Shnajderin prapa krahëve të Mario Balotelit.
Në fakt, formacioni që do të luajë në Xhenova do të vendoset përundimisht të premten, kur të vlerësohet në mënyrë përfundimtare gjendja e Samuel Eto. Kamerunasi mund të riaftësohet në kohë, por megjithatë, Mourinjo mund të vendosë ta lërë një ndeshje pushim, për ta pasur më të freskët për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të martën kundër Dinamos së Kievit.
Nëse ish-sulmuesi i Barcelonës do të qëndrojë në pankinë, prapa Balotelit (si sulmues i vetëm), mund të luajnë Stankoviç dhe Shnajder. Mesfusha do t’i besohet treshes Muntari-Kambiaso-Zaneti. Kurse në repartin e prapavijës, Kivu ka më tepër mundësi se Santon në të majtë. Por nëse Eto do të jetë në fushë, atëherë skema do të jetë 4-4-2 dhe Baloteli do të jetë mbështetje për kamerunasin.