Të verbërit: Të vendosen semaforë akustik në rrugë
Sinan Tafaj, kryetar i Shoqatës të të Verbërve, kërkoi gjatë një aktiviteti të zhvilluar në sheshin "Skënderbej" "për marrjen e masave dhe vendosjen në rrugë të semaforëve akustikë, të sinjaleve dhe tabelave të posaçme, në mënyrë që të kuptojmë se ku jemi dhe se në ç’drejtim po shkojmë në rrugë".
Sipas tij, aktualisht asnjë nga këto masa nuk janë marrë për të lehtësuar lëvizjen e personave të verbër në rrugë. Pavarësisht kësaj, Shoqata shqiptare e të Verbërve vlerëson se në shoqërinë tonë ka një përmirësim të vëmendjes dhe respektit ndaj kategorisë së personave të verbër, por mbeten ende problematika të brishta aksesi në informim, arsimi i integruar, si dhe gjithpërfshirja në aktivitete kulturore e sportive.
Ndërkohë, aktivitetet e sotme kishin për qëllim sensibilizimim e shoqërisë në drejtim të njohjes dhe respektimit të shkopit të bardhë, objektit dhe fenomenit që ai përfaqëson. Përdorimi i Shkopit të Bardhë erdhi si domosdoshmëri për të shmangur aksidentet ndaj personave të verbër, por dhe identifikimin lehtësisht të tyre në ambjentet ku lëvizin.
Gjatë aktivitetit të sotëm, personat e verbër demonstruan përdorimin e shkopit të bardhë, ndërsa u shpërndanë dhe materiale informuese dhe sensibizilizuese për të gjithë qytetarët. Dita Botërore e Shkopit të Bardhë simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardeve të tyre në vendet ku jetojnë. Kjo ditë daton që në vitin 1964, kur Presidenti Amerikan Lindon S. Johnson nënshkroi një deklaratë, e cila konsideron personat me shikim të kufizuar të denjë për të gëzuar të drejta të barabarta dhe gjithpërfshirëse.
Në vendin tonë ka më tepër se 10 mijë persona të verbër dhe me shikim të pjesshëm. Në vitin1991, personat e verbër dhe me shikim të pjesshëm themeluan Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë dhe të gjithë së bashku kanë mundur të sensibilizojë dhe përfitojnë vëmendjen e institucioneve vendimmarrëse e mbarë opinionit publik shqiptar për përmirësimin e kushteve të jetesës në përputhje me standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare. Shoqata e të Verbërve është një nga shoqatat më të mëdha në vend, e cila operon me 36 degë lokale në rrethe të ndryshme të vendit.