Mançini, elozhe e Agueros: Është kopja e Romarios
BRITANI- Dygolëshi i shënuar në ndeshjen debutuese ndaj Suonsi në fitoren 4-0, ka bërë që Serxhio Aguero të fitojë menjëherë respektin e të gjithëve te Mançester Siti.
Trajneri Roberto Mançini nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin argjentinas, duke e krahasuar atë me një legjendë.
“Serxhio është fotokopja e Romarios, duken se janë i njëjti futbollist, - u shpreh tekniku italian. – Aguero nuk është ende në 100 %, por duke parë startin, jam i sigurt se do të jetë fantastik për ne”, shtoi Mançini.
Serxhio Agueros i mjaftoi vetëm një ndeshje për të fituar zemrat e tifozëve të Sitit, duke shënuar një dygolësh në ndeshjen ndaj uellsianëve të Suonsi, të hënën në mbrëmje.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)