Shkarkohet zyrtari, “mbyti” zhurmat e tifozëve
GJERMANI- Një sistem akustik për të mbytur koret e tifozëve miq. Ka ndodhur fundjavën e shkuar në Hofenhaim, gjatë ndeshjes mes kësaj skuadre dhe Borusias së Dortmundit, ku një zyrtar i klubit vendas ka përdorur një sistem të efektshëm, por të paligjshëm.
Ai është shkarkuar menjëherë nga klubi i Hofenhaimit, që ka kërkuar edhe falje, ndërsa personi rrezikon edhe një ndjekje penale.
Zyrtari kishte përdorur një sistem zanor me frekuencë të lartë, që mbyste koret e tifozëve, ndërsa ka thënë se nuk i priste këto pasoja.
Sipas klubit gjerman, zyrtari kërkonte të evitonte sharjet ndaj presidentit Ditmar Hop, nga ana e tifozëve të Dortmundit.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)