Inter: Mourinjo kërkon spastrim
E pati deklaruar një vit më parë. Nuk dua një skuadër të fryrë, dua 24, maksimumi 25 lojtarë, bashkë me tre portierët. Vitin e kaluar e pati të pamundur, por këtë vit ka bërë gati listën e lojtarëve që nuk i mendon në ekipin e tij për vitin e ardhshëm. Tani çështja i mbetet Moratit që duhet t’i gjejë treg lojtarëve të padëshiruar. Burdisso-Rivas në mbrojtje, Vieira-Mansini në mesfushë, Kruz-Suazo në sulm: sa për t’ia nisur me emrat.
Tre portierët qëndrojnë të njëjtët; në mbrojtje do largohen Rivas e Burdisso, sidomos argjentinasi ka shumë kërkesa brenda dhe jashtë Italisë. Kështu te Inter do qëndrojnë Kordoba, Zaneti, Maksuell, Maikon, Materaci, Samuel, Kivu, Santon në pritje edhe të ëndrrës Karvajo.
Në mesfushë priten edhe ndryshimet më të mëdha. Pas tërheqjes nga futbolli të Figos, Mansini është i pari që do largohet pas një kampionati zhgënjyes, ku mundësia më e madhe është të shkojë te Lioni. Edhe Vieira nuk hyn më në planet e Mourinjos pas dëmtimeve të shumta dhe PSG i ofron një sezon protagonisti. Kuarezma me shumë mundësi do shkojë borxh te Xhenoa. Kështu qëndrojnë Stankoviç, Kambiaso, Muntari, Himenez, Tiago Mota, në pritje të Dekos dhe Felipe Melos.
Në sulm, Adriano te Flamengo, Krespo te Xhenoa, duhet gjetur treg për Suazon, Obinën dhe Kruzin, të cilin e kërkon Juve, Fiorentina, Bolonja plus një listë ekipesh spanjolle. Në dispozicion të Mourinjos mbeten Ibrahimoviç, Baloteli, Milito, pothuajse me siguri Arnautoviç dhe një sulmues i ri për t’u zgjedhur. Pa ndonjë të papritur serioze, plus një dhuratë nga Morati, kjo do të jetë lista e ekipit të Interit që do bëjë fotografinë zyrtare në gusht.