Zidan ambasador i Realit, Perez: Nuk do para
Madrid - “Jo për para, por për pasion”. Ky është motivi i rikthimit të legjendës Zinedin Zidan në klubin e Realit të Madridit si këshilltar i presidentit të ri Florentino Perez. Këtë fakt e bën të ditur vetë Perezi, i cili kërkon ta ringjisë “Mbretëreshën” atje ku ka vendin e saj.
“Zidan është tek ne si ambasador i klubit falë eksperiencës së tij të jshtëzakonshme, -deklaron Florentino Perez për prestigjiozen AS. -Zizu nuk dëshiron para. Në këtë aspekt është personi më i painteresuar në botë”.
Florentino Perez, me rikthimin e tij në krye të klubit madrilen, kërkon ta shndërrojë këtë skuadër në numrin një të Evropës, ashtu siç bëri gjatë drejtimit të parë.
Dje ai arriti të nënshkruajë me trajnerin e njohur kilen Manuel Pelegrini, i cili do të jetë strategu i skuadrës. Në objektivin e Perezit janë shumë futbollistë të mëdhenj, mes të cilëve: Kaka, Ronaldo, Riberi, etj.