Inter e Lacio, skandal në Pekin
Në Kinë fillojnë polemikat për futbollin italian dhe për sportistët që militojnë në skuadrat e Serisë A. Akuza është se gjatë qëndrimit në Pekin, përpara finales së Superkupës të luajtur të shtunën e kaluar, lojtarët e Interit dhe të Lacios janë sjellë njësoj sikur të ishin turistë dhe kanë konsumuar pafundësisht verë, me vlerë të përgjithshme rreth 7 mijë euro. Lajmi është publikuar në një prej gazetave më të shitura në kryeqendrën kineze, "Beijing News". Spostimi i kësaj sfide në Lindjen e Largët rezultoi një lëvizje e suksesshme për sa i takon marketingut, por veprimet e dy klubeve kanë lënë një shije të hidhur. "Dy skuadrat italiane u sollën sikur ishin dy grupe me turistë që bënin pushime luksoze", deklaroi Uang Bo, i cili punoi si shoqërues i skuadrave për llogari të kompanisë "Junajtid Uanson Internacional", e cila kishte marrë përsipër organizimin e aktivitetit. "Vetëm për verën që lojtarët konsumuan, fatura ishte 70 mijë juan (shtatëmijë euro)", shtoi ai. "Italianët ishin të paedukuar dhe nuk kishin aspak respekt. Nuk shqetësoheshin për personat e tjerë". Gjithsesi, zëdhënësi i kompanisë organizatore, Ma Jian, theksoi se këto ishin komente personale të Uang dhe nuk përfaqësonin qëndrimin zyrtar të "Uanson".
Gjatë qëndrimit të skuadrave në Pekin, disa prej shoqëruesve u shfaqën mjaft të zemëruar, sepse zikaltrit dhe lacialët nuk zhvilluan miqësore me ekipet vendase, ashtu si ishte planifikuar në programin përpara finales së Superkupës. Për të përkeqësuar situatën, ndikoi edhe trajneri i Interit, Hoze Murinjo. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, luzitani foli me tone të ashpra ndaj gazetarëve kinezë, të cilët i akuzoi se ishin të paaftë. Kur një prej të pranishmëve e pyeti Murinjon se si ishte e mundur që Lacio, e cila luajti në të njëjtën fushë dhe mes vapës për të cilën Murinjo ishte ankuar më parë, arriti të fitonte, tekniku nuk i kurseu fjalët e ashpra. "Ja e shikoni! Kjo është arsyeja përse futbolli kinez ta shpif dhe pse vendi juaj fiton medalje të arta në shumë sporte, përveçse në futboll: sepse gazetarët nuk janë profesionistë", ishte deklarata e tij. Në gjykimin e trajnerit, zikaltrit zhvilluan një ndeshje mjaft cilësore, por ishin të pafat dhe në fund dolën të humbur nga fusha.