Inter iken Sneijder vjen Pastore
Wesley Sneijder është shndërruar në një problem te Interi. Situata rreth mesfushorit holandez është mjaft e qartë: ose pranon një kontratë me rrogë më të ulët, ose do të largohet.
“Tulipani” përfiton 6 milionë euro në sezon deri në vitin 2015. Ndërkohë, Interi i ofron rinovimin e kontratës deri në vitin 2016, por me rrogë 4 milionë euro.
Sneijder ende nuk i ka kthyer një përgjigje klubit dhe për këtë arsye te zikaltërit po studiojnë variante të ndryshme në merkato, si edhe presin sinjale nga skuadrat e interesuara. Klubi i Massimo Morattit do të pranonte edhe shkëmbime.
Ideja më sugjestionuese vjen nga Franca, për një marrëveshje me Paris Saint Germain. Carlo Ancelotti e vlerëson Sneijder dhe do të ishte i gatshëm që për holandezin të transferonte te Interi Javier Pastoren.
Në anën tjetër, te Interi nuk e kanë fshëehur asnjëherë vlerësimin për argjentinasin 23-vjeçar, që te PSG nuk po gjen hapësira, pavarësisht se për të u paguan rreth 40 milionë euro për ta blerë.
Hipoteza për transferimin në Francë duket më e mundshmja për Sneijder dhe shkëmbimi me Pastoren do ta bënte më pak të hidhur largimin e një tjetër protagonisti të “tripletës” zikaltër. Një tjetër hipotezë për holandezin është Manchester United, ndërsa duket i pamundur transferimi te Milani.