Kupa Pavaresia fiton Shkendija e Tetoves
Shkëndija e Tetovës është ftuese e kupës “Pavarësia”, trofeut të kthyer tashmë në një traditë, por që këtë vit jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë ka marrë më tepër vlera.
Skuadra shqiptare e Maqedonisë triumfoi në finale me rezultatin 4-2 pas ekzekutimit të 11-metërshave, ndërsa më parë takimi ishte mbyllur në barazim 0-0.
Shkëndija u kualifikua në finale, pasi fitoi me rezultatin 1-0 në gjysmëfinalen e parë, ku shorti i kishte vendosur si kundërshtar Tiranën. Skuadra nga Tetova fitoi falë paraqitjes më të mirë përballë 24-herë kampionëve të Shqipërisë, që u paraqitën me lojtarët e rinj në këtë turne.
Në gjysmëfinalen tjetër, Prishtina ishte me fat përballë Flamurtarit, skuadrës organizatore të aktivitetit. Ekipi i kryeqytetit kosovar fitoi 5-4 me penallti, pasi takimi prej 45 minutash u mbyll në barazim 1-1.
Por, e njëjta gjë nuk ndodhi në finale, ku Shkëndija arriti të fitonte dhe ngriti kupën. Trofeu i është dorëzuar ekipit tetovar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe homologu i tij kosovar, Fadil Vokrri.
Edicioni i këtij viti i Kupës “Pavarësia” ishte vetëm një pjesë e vogël e festimeve për të kremtuar 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar.