E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter kërkon Gerrardin

Trajneri i Interit, Jose Mourinho është duke u munduar të transferojë kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard për 40 milionë funta ka njoftuar të dielën e përditshmja angleze, Daily Express.

Mourinho është adhurues i mesfushorit anglez dhe ishte afër transferimit të tij gjatë kohës kur ishte menaxher në Chelsea më 2004.

Tani, Liverpool është në pozitë të vështirë dhe Mourinho beson se mund të joshë Gerrardin të largohet nga Anfield – edhe pse Liverpool do të insistojë në qëndrimin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›